Politike

Berisha: Nëse Rama nuk dorëhiqet, do bëjmë padi në SPAK dhe në gjykatë ndërkombëtare

Gjatë një konference për mediat, Berisha deklaroi se veprimet e PD-së do të jenë shumëfishta, për takimin në Arubas, i cili sipas tij nuk mund ta mohojë askush.

26 Shtator 2025, 13:12 Nga E.d
Berisha: Nëse Rama nuk dorëhiqet, do bëjmë padi në SPAK
Sali Berisha

TIRANË – Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha paralajmëroi se nëse Edi Rama nuk tërhiqet ai të bëjnë padi në SPAK dhe në gjykatën ndërkombëtare. Gjatë një konference për mediat, Berisha deklaroi se veprimet e PD-së do të jenë shumëfishta, për takimin në Arubas, i cili sipas tij nuk mund ta mohojë askush. Në fund Berisha tha se e ndjen si detyrim ta bëjë këtë gjë, ndërkohë që pohoi se ministrat dhe Kryeministri i vendit udhëtojnë me çarter 13 mijë milje për të takuar bosat shqiptarë dhe latinoamerikanë të drogës.

"Ju falënderoj për sugjerimin. Ju garantoj se, veprimet tona do të jenë të shumëfishta dhe të shumëllojta, për këtë takim që tashmë nuk e mohon dot kush. Tashmë është i stamposur në regjistrimet e antimafias italiane dhe unë e falënderoj shumë. Nëqoftëse gazetari i ka publikuar ato, do të thotë se antimafia ja ka dhënë, nuk ja ka rrëmbyer nuk ja ka vjedhë.

Ata kanë bërë një shërbim të madh. Ai do jetë vetëm një akt. Por akt tjetër nëse Rama nuk jep dorëheqjen, do të jetë një padi në SPAK, por do shohim tani ligjet ndërkombëtare, me shpalljen e karteleve si organizata terroriste, nëse mund të bëhet padi edhe në gjykatë ndërkombëtare. Për ne ky takim është detyrim madhor, para çdo shqiptari, qytetarëve të rajoni dhe Europës për të bërë transparencë të plotë. Shqipëria ka një kryeministër dhe ministra, të cilët udhëtojnë me çarter 13 mijë milje për të takuar bosë shqiptarë dhe latinoamerikanë të drogës," tha Berisha.

sali berisha edi rama arubas

Sondazh

Poll