Politike

'Regional AI Hackathon 2025’ po vjen në Shqipëri/ Rama thirrje të rinjve dhe bizneseve: Mos e humbisni këtë mundësi unike

Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se ky nuk është thjesht një event, por është një sfidë reale për të krijuar ndryshim me inteligjencën artificiale. 

26 Shtator 2025, 16:36 Nga E. D
'Regional AI Hackathon 2025’ po vjen në Shqipëri/ Rama
Edi Rama

TIRANË- Kreyministri Edi Rama ka bërë me dije se konkursi teknologjik për Inteligjencën Artificiale “Regional AI Hackathon 2025” do të mbahet në Shqipëri në datën 14 tetor.

Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se ky nuk është thjesht një event, por është një sfidë reale për të krijuar ndryshim me inteligjencën artificiale. 

Kryeministri shkruan gjithashtu se të rinj, inovatorë, universitete, biznese dhe banka do të bashkojnë forcat për t’i kthyer idetë e tyre me AI në zgjidhje konkrete

Postimi Ramës:

“Regional AI Hackathon 2025” po vjen në Shqipëri
Tiranë, Pallati i Kongreseve
14 Tetor 2025

Ky nuk është thjesht një event – është një sfidë reale për të krijuar ndryshim me inteligjencën artificiale
Të rinj, inovatorë, universitete, biznese dhe banka do të bashkojnë forcat për t’i kthyer idetë e tyre me AI në zgjidhje konkrete

Nga shëndetësia tek qytetet “inteligjente”, arsimi dhe qëndrueshmëria, do të eksplorojmë së bashku se si AI mund të transformojë Ballkanin Perëndimor

Projektet më të mira do të përzgjidhen për AI Bootcamp, (14 Tetor 2025) & Hackathon (Nëntor 2025) për të zhvilluar prototipet dhe për t’i prezantuar për financim dhe mbështetje! Mos e humbisni këtë mundësi unike. Aplikimet mbyllen më 3 Tetor!

edi rama

Sondazh

Poll