Politike

Zgjedhjet në Tiranë/ PD ngre grup pune, Berisha: Flamur Noka, Belind Këlliçi edhe Ilir Alimehmeti do negociojnë me partitë e tjera

Berisha në fund tha se pasi të negociojnë me partitë e tjera brenda dhe jashtë koalicionit, do të vendosin mbi një kandidat. 

26 Shtator 2025, 13:25 Nga I.A
Zgjedhjet në Tiranë/ PD ngre grup pune, Berisha: Flamur Noka,
Sali Berisha

TIRANË- Partia Demokratike ka ngritur një grup punë për zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen në Tiranë. Gjatë një konference për mediat, Berisha ka deklaruar se 3 personat që do të negociojnë me partitë e tjera Opozitare në vend do të jenë Flamur Noka, Belind Këlliçi edhe Ilir Alimehmeti. Berisha në fund tha se pasi të negociojnë me partitë e tjera brenda dhe jashtë koalicionit, do të vendosin mbi një kandidat. 

“Unë kam ngarkuar një grup prej 3 personash që do të negociojnë me partitë e tjera për emrat. Do të jetë Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti. Do të jenë përfaqësuesit tanë që do negociojnë me partitë e tjera. Por tani, a më shkon mua që nga një anë të ngarkoj dhe t’u them partive që do negociojmë, dhe nga ana tjetër të them emra. Kjo nuk më shkon. Prandaj, ata do mblidhen sot dhe do bashkërendojnë, kanë filluar që dje në një farë mënyre në disa aspekte.

Këta tre persona, z.Noka, z.Këlliçi dhe z.Alimehmeti janë të ngarkuar të negociojnë me të gjitha partitë opozitare, koalicioni dhe jashtë koalicionit. Ata takohen për kandidatët, me partitë. Pasi të bjenë dakord, se duhet të bjenë dakord me parti të tjera. Pastaj, vjen radha e kandidatëve. Puna është në vazhdim. Unë, natyrisht nuk kam ndërmend të prononcohem për njeri, meqënëse ky është një proces. Po të ishte ndryshe, ju flisja unë këtu, vija ju thosha që kandidati i preferuar do jetë ky. Jo, nuk është ashtu”, tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll