Politike

"SPAK mbron kriminelët"/ Vdekja e 21-vjeçares keniane, Berisha: Kriminelë të lidhur me qeveritarë i moren jetën Joy-t të pafajshëm

Me anë të një postimi në facebook, Berisha shkruan akuzoi qeverinë dhe SPAK-un për mbrojtje të kriminelëve të lidhur me pushtetin.

26 Shtator 2025, 20:08 Nga E. D
"SPAK mbron kriminelët"/ Vdekja e 21-vjeçares
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë një reagimin lidhur me vdekjen e 22-vjeçarjes keniane Joy Ayoko, e cila u dhunuar brutalish dhe u hodh nga kati i tretë i një hosteli në Tiranë në gusht 2022. Me anë të një postimi në facebook, Berisha shkruan akuzoi qeverinë dhe SPAK-un për mbrojtje të kriminelëve të lidhur me pushtetin. Kryedemokrati thekson se kriminelë të lidhur me qeveritarë i moren jetën Joy-t të pafajshëm. 

"Kriminelë të lidhur me qeveritarë i moren jetën Joy-t të pafajshëm! Skrapi mbron kriminelët e qeverisë!" shkruan Berisha. 

Si ndodhi ngjarja?

E reja punonte në një kazino të Tiranës ku jetonte prej kohësh së bashku me disa shoqe të saj gjithashtu nga Kenia. Nëna e vajzës keniane, që jetonte në Tiranë me disa shoqe të saj, u njoftua nga kompania e kazinosë që vajza e saj kishte përfunduar në spital. Shoqet e dhomës kanë dhënë dëshmi kontradiktore me njëra tjetrën, e ndërsa i dyshuar ka qenë edhe shoferi i kazinosë. Rodi Barci, 32 vjeç, ka deklaruar se ka qenë i lidhur me Joy-n, por në momentin kur ka ndodhur ngjarja, kanë qenë të ndarë dhe nuk kishin më lidhje me njëri tjetrin. 

Joy Ayoko u gjet në gjendje kome jashtë Hostelit ku qëndronte në muajin gusht të vitit 2022. 22-vjeçarja u largua nga Shqipëria më 25 janar të vitit 2023, drejt vendlindjes për t’u mjekuar në spitalin Kenyatta, në Kenia. Joy u largua nga spitali i Traumës në gjysmë koma, e pavetëdijshme dhe ndërroi jetë në Kenia.

sali berisha

Sondazh

Poll