Politike

Takimi në Aruba/ Berisha thirrje Ramës: Jep dorëheqjen!

Berisha tha se është krim të fshehësh takimin në Arubas, i cili tregon qartë që Rama është i përfshirë në lidhjet me krimin dhe narkotrafikuesit.

26 Shtator 2025, 13:10 Nga E.d
Takimi në Aruba/ Berisha thirrje Ramës: Jep dorëheqjen!
Sali Berisha

TIRANËKreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, i ka bërë thirrje kryeministrit Rama të japë dorëheqjen. Gjatë një konference të mbjatur për mediat, Berisha tha se është krim të fshehësh takimin në Arubas, i cili tregon qartë që Rama është i përfshirë në lidhjet me krimin dhe narkotrafikuesit.

Sipas Berishës kryeministri i cili aspiron anëtarsimin në BE, kryen takime dhe dërgon zyrtarë të qeverisë për të kryer marrëveshje me grupet më të rrezikshme të drogës. Në fund ai tha se Rama duhet të jap dorëheqjen, pasi nuk mund të jetë kanditat për BE-në, ndërkohë që kryen takime me grupet botërore të drogës.

"Është krim të fshehësh këtë takim që inkriminon direkt kryeministrin e Shqipërisë, kryemi nistri i një vendi anëtar të NATO-s. Kryeministri i një vendi që aspiron për anëtarësimin në BE, zhvillon takimi apo dërgon delegacion qeveritar për takime dhe dealer me kartelet më të rrezikshme të drogës, bashkëpunëtorët e tyre shqiptarë, se ato janë shpallur tashmë organizata terroriste, dhe ju ofron malin e Tiranës. Ju kujtohet kur tha se, ajo është e Sali Berishës, mali i Tiranës, a ju kujtohet. Vazhduat mediat e shpifjes. Ja që doli, se i kujt është mali i Tiranës. Besoj se e mësuat, apo Syri i Tiranës, se nuk merret vesh, por besoj që ato janë. Ndaj dhe, jam këtu për t’i thënë Edi Ramës jep dorëheqjen! Jep dorëheqjen sepse, ti nuk mund të jesh kryeministër i një vendi anëtar të NATO-s, anëtar i Këshillit të Europës, kandidat dhe që ka hapur negociatat me BE, në një kohë kur ti zhvillon takime me kartelet dhe klanet botërore të drogës. Faleminderit," tha Berisha.

sali berisha edi rama arubas

Sondazh

Poll