Politike

Salianji paraqitet për herë të fundit te Shërbimi i Provës: Përfundon një periudhë e errët, do shkoj në Strasburg

Salianji për gazetarët theksoi se çështjen e tij do ta çojë në Gjykatë Kushtetuese brenda pak ditësh. Duke shtuar se nëse nuk ka një vendimarrje të drejtë në këtë institucion do t'i drejtohet Strasburgut. 

26 Shtator 2025, 11:26 Nga I.A
Salianji paraqitet për herë të fundit te Shërbimi i
Ervin Salianji

TIRANË- Ish-deputeti Ervin Salianji është paraqitur ditën e sotme për herë të fundit te shërbimi i provës. Duke folur për mediat përpara SPAK, Salianji e quajti ditën e sotme përfundimin e një periudhe të errët.  

Salianji për gazetarët theksoi se çështjen e tij do ta çojë në Gjykatë Kushtetuese brenda pak ditësh. Duke shtuar se nëse nuk ka një vendimarrje të drejtë në këtë institucion do t'i drejtohet Strasburgut.


 “Unë jam izoluar dhe burgosur për shkak të bindjeve politike dhe për shkak të denoncimit të një personi të inkriminuar. Histori që nisi shumë vite përpara dhe nga dita në ditë të gjithë denoncimet që kam bërë në emër të PD dhe dhe të gjitha denoncimet nga PD, po faktohen duke faktuar së pari lidhjet e forta të krimit me qeverinë dhe kontrollet e grupeve të krimit dhe përfshirjen e personave në funksione më të larta qeveritare apo policore të drejtësisë. Pas këtij momenti, përfundimi i këtij turpi për drejtësinë, njolle turpi për drejtësinë e kapur politikisht nga Rama do ta vazhdoj këtë çështje deri në Strasburg. Dua të theksoj, se duke qenë se e kam provuar vetë edhe në kurriz që dmth të prodhohen padrejtësi nga institucionet. Do të punoj fort për interesat e qytetarëve që përballen me padrejtësi të përditshme nga institucionet e drejtësisë dhe që janë kthyer në institucione dhunuese e gjobash të përditshme.  Beteja ime me drejtësinë është në rrugë e sipër, sapo ka filluar. Për pak ditë do të depozitoj në Kushtetuese dhe nëse do të ketë kontroll nga Rama, do të depozitoj në Strasburg. Jam i bindur në fitore," tha Salianji.

Ervin Salianji u lirua nga burgu më 8 korrik 2025, pasi Gjykata e Fierit pranoi kërkesën e tij për liri me kusht, pasi kreu 9 muaj e gjysmë nga dënimi me burg 1 vit shtatorin e kaluar. Shërbimi i provës kishte depozituar raport pozitiv për sjelljen e tij ashtu si edhe më parë Burgu i Fierit.

Salianji ishte dënuar me një vit burg për dosjen "Babale". Ai u dënua së bashku me Albert Veliun, që pritet të vuaj dënimin me 10 muaj burg si dhe gazetarin Jetmir Olldashi me 100 orë punë komunitare. Shkalla e parë vendosi që Salianji të dënohet për kallëzim të rrëmë, në lidhje me një denoncim që ka bërë për vëllanë e ish-Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa. Në audio-përgjimin që publikoi Salianji, thuhej se Agron Xhafa ishte pjesë e një rrjeti kriminal të trafikut të lëndëve narkotike./Dosja.al

ervin salianji

Sondazh

Poll