Politike

Pritet të nis puna e Komisioneve/ Rama mbledh në 'Vilën 30' Peleshit dhe krerët e Komisioneve

Mbledhja u mbajt për shkak të nisjes së punës së komisioneve javën e ardhshme. Në takim u diskutua dhe axhenda legjislative, bashkë me prioritetet kryesore që do të shqyrtohen në sesionin e ri parlamentar.

26 Shtator 2025, 11:11 Nga I.A
Pritet të nis puna e Komisioneve/ Rama mbledh në 'Vilën
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka thirrur ditën e sotme në takim kryetarin e Kuvendit Niko Peleshi si dhe kryetarët e Komisioneve parlamentare. Takimi u mbajt në 'Vilën 30' në zonën e bllokut dhe ka zgjatur rreth 1 orë e 30 minuta. 

Mbledhja u mbajt për shkak të nisjes së punës së komisioneve javën e ardhshme. Në takim u diskutua dhe axhenda legjislative, bashkë me prioritetet kryesore që do të shqyrtohen në sesionin e ri parlamentar. Bëhet me dije se i pranishëm në mbledhje ishte dhe kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, si dhe ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu.

Komisionet Parlamentare janë miratuar në seancën plenare që u mbajt dy ditë më parë. Nga 11 komisione, mazhoranca do drejtojë 7 prej tyre dhe 4 të tjerët i janë lënë opozitës. 

edi rama

Sondazh

Poll