Aktualitet

U mjekua për virozë dhe humbi jetën, flet mjeku: 28-vjeçari u paraqit me temperaturë e skuqje fyti, s’konstatuam grip

4 Shkurt 2020, 15:53 Nga DOSJA
U mjekua për virozë dhe humbi jetën, flet mjeku:

LIBRAZHD- Mjeku Bashkim Vasku ka folur, në lidhje me vdekjen e 28-vjeçarit nga Prrenjasi, i cili ndërroi jetë pasditen e sotme, pasi u mjekua për virozë. Mjeku tregon se pacienti u paraqit në urgjencë me temperaturë, duke shtuar se në spital 28-vjeçari mori mjekim dhe më pas iku në shtëpi. Sipas tij, i riu mund të ketë pasur komplikacione të mëvonshme. Mjeku thotë se Besnik Kokonozi nuk kishte grip, por vetëm virozë.

Pacienti u paraqit në urgjencë me temperaturë. Ne e mjekuam në spital dhe i dhamë ilaç me vete. Pas mjekimit pacienti shkoi në shtëpi. Na njoftoi familja se u përkeqësua. Dërguam ambulancën, por kishte ndërruar jetë. Mund të ketë pasur komplikacion për shkak të temperaturës. Përveç asaj skuqjes që pamë dhe gjendjes virale duhet të ketë patur ndonjë problem tjetër. Nuk konstatuam gjë tjetër nga ai. Temperatura i ra dhe në orën 12:00 i filloi prap. Nuk e di mori mjekimet që mori apo jo, por që për temperaturën do ketë përdorur. Do të ketë pasur komplikacion, është rasti i rrallë por ne nuk konstatuam gjë tjetër. Ishte një skuqje e fytit dhe temperaturë 39, kaq. Si gjendje ishte mirë por virozë kishte, jo grip.” tha mjeku Bashkim Vasku.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bashkim vasku besnik kokonozi vdes 28 vjecari ne prrenjas bashkim vasku besnik kokonozi vdes 28 vjecari ne prrenjas

Sondazh

Poll