Aktualitet

I ftohti polar do të përfshijë të gjithë vendin/ ‘Rregullat e arta’ që t’ja hidhni pa asnjë problem, ja çfarë duh

4 Shkurt 2020, 16:45 Nga DOSJA
I ftohti polar do të përfshijë të gjithë vendin/

SHQIPËRI- Muaji shkurt është parashikuar se do të sjellë të ftohtin polar jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë Europën. Sipas sinoptikanëve, që nga dita e nesërme deri më 13 shkurt, do të ketë ulje të ndjeshme temperaturash dhe rrymat e ftohta të ajrit do të përfshijnë të gjithë vendin.

Moti do të sjellë probleme më shumë në zonat veriore, pasi vranësirat do krijojnë reshje  shiu dhe bore të cilat do të izolojnë vendit. Sinoptikanët shpjegojnë se vorbulla e të ftohtit polar që është krijuar në veri është e detyruar të lëvizë si pasojë e rrymave të ajrit dhe ajo konkretisht po shpërthen në tre segmente.(lexo këtu)

Sigurisht që të gjithë do të kemi probleme me lëvizjen; qoftë me këmbë apo me makinë, prandaj për të shmangur aksidentet dhe për të mos rrezikuar jetën ndiqni këto hapa:

– Siguroni objektet, të cilat nëse transportohen nga moti i rëndë mund të shkaktojnë fatkeqësi ose të dëmtohen.

– Sigurohuni që ulluqet e shtëpisë nuk janë bllokuar dhe funksionojnë siç duhet.

– Shmangni kalimin e përrenjve dhe rrjedhave, në këmbë ose me makinë, gjatë stuhive ose reshjeve të shiut. Madje shmangini edhe për disa orë pas përfundimit të shiut/borës.

-Shmangni aktivitetet  në zonat rurale apo bregdetare pasi ka rrezik goditjesh nga rrufetë.

-Shmangni kalimin nën pemë të mëdha, nën tabela. Mund të shkëputen dhe t’ju bien sipër.

– Ndiqni me saktësi udhëzimet e autoriteteve lokale

Gjithashtu në zonat ku parashikohen reshje dëbore dhe ngricash:

Nëse po lëvizni me makinë: 

-Informohuni për motin dhe gjendjen e rrjetit rrugor

-Kontrolloni rezervuarin e karburantit në automjetin tuaj

– Mos udhëtoni gjatë

– Informoni familjet e tuaj për rrugën që po ndiqni që në rast aksidenti ata të jenë në dijeni

– Ndryshoni orarin e  lëvizjeve për të shmangur kulmin e motit të keq

Nëse udhëtoni në këmbë:

-Vishuni me shtresa të lehta, në vend që të mbështilleni me diçka të trashë. Vishni këpucë të rehatshme dhe jo nga ato që mund të rrëshqasin

-Shmangni lëvizjen e panevojshme gjatë kohërave të pikut të motit të keq

A.K.Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti per muajin shkurt parashikimi i motit moti per muajin shkurt parashikimi i motit

Sondazh

Poll