Politike

Gjobitet avokati i Redi Mollës pasi provokoi Këlliçin/ Gjyqtarja Hajredinaj: Kujdes, me sa duket dikujt i paska hyrë në xhep

Sipas raportimeve, ka qenë avokati i Redi Mollës, një prej ish-drejtorëve të Bashkisë së Tiranës i cili ndodhet nën akuzë nga SPAK, ka pyetur deputetin e PD, Belind Këlliçi mbi detyrën që mbante kur ka bërë denoncimin.

25 Shtator 2025, 13:51 Nga I.A
Gjobitet avokati i Redi Mollës pasi provokoi Këlliçin/
GJKKO

TIRANË- Seanca në GJKKO për dosjen 5D ka vazhduar ditën e sotme e përfshirë nga debatet dhe provokimet. Deputeti demokrat është pyetur nga mbrojtja e të akuzuarve në seancën e thirrjes së dëshmitarëve.

Sipas raportimeve, ka qenë avokati i Redi Mollës, një prej ish-drejtorëve të Bashkisë së Tiranës i cili ndodhet nën akuzë nga SPAK, ka pyetur deputetin e PD, Belind Këlliçi mbi detyrën që mbante kur ka bërë denoncimin.

Në kundërpërgjigje, Këlliçi ka deklaruar se asokohe ka qenë kandidat zyrtar i PD për zgjedhjet lokale në kryeqytet, ndërsa kallëzimin në SPAK e ka depozituar në cilësinë e ligjvënësit, ende pa nisur garën zgjedhore për Tiranën.

Denion Bogdani, avokat i Redi Mollës: Çfarë detyre mbanit kur erdhi denoncimi anonim?

Këlliçi: Kandidat zyrtar i PD për zgjedhjet lokale për Tiranën. Kur kam bërë kallëzimin kam qenë deputet në dy javët e fundit të mandatit. Informacionin anonim ia kam bashkangjitur kallëzimit. Deklaratave të mia publike iu qëndroj të gjithave ditën që kam depozituar kallëzimin unë e quaj kapitull të mbyllur. Duke iu referuar në vijim daljes në media të të dhënave hetimore, nuk kam bërë kallëzim tjetër, por kam mbajtur qëndrimet e mia.

Denion Bogdani, avokat i Redi Mollës: Kujt i hyjnë në xhep kallëzimet e Belind Këlliçit?!

Relatorja Flora Hajredinaj: Kujdes me qëndrimet avokat, se me sa duket dikujt i paska hyrë në xhep!

Denion Bogdani: Keni ndërmend të kandidoni për Bashkinë e Tiranës se është në burg Redi Molla nuk t’i vjedh më dot zgjedhjet...

Pas këtij debati, është dashur sërish ndërhyrja e Gjykatës e cila dënoi me 20 mijë lekë avokatin e Redi Mollës, për shkaktimin e situatave që thyejnë solemnitetin e gjykatës, ndërsa e ka paralajmëruar se do ta nxjerrë nga seanca nëse vijon me provokimet.

gjkko denion bogdani flora hajredinaj

Sondazh

Poll