Politike

'Dëshmitarin e futën 3 muaj në burg për ta kërcënuar', Kryemadhi: SPAK po përdoret për hakmarrje politike

Ajo ka komentuar zhvillimet e fundit në lidhje me procesin, duke shprehur shqetësimin e saj për mënyrën se si po zhvillohen hetimet dhe përpjekjet e institucioneve për të ndikuar në procesin gjyqësor.

25 Shtator 2025, 13:25 Nga I.A
'Dëshmitarin e futën 3 muaj në burg për ta
Monika Kryemadhi

TIRANË- Monika Kryemadhi, pas vendimit të gjykatës për të shtyrë seancën ndaj Ilir Metës, ka bërë një deklaratë për shtyp jashtë ambjenteve të institucionit të drejtësisë. Ajo ka komentuar zhvillimet e fundit në lidhje me procesin, duke shprehur shqetësimin e saj për mënyrën se si po zhvillohen hetimet dhe përpjekjet e institucioneve për të ndikuar në procesin gjyqësor.

 Kryemadhi theksoi se shtyrja e seancës është një hap tjetër në atë që ajo e konsideron një tentativë për të vonuar drejtësinë, ndërsa e quajti të papranueshme këtë praktikë të përhershme të manipulimit të proceseve gjyqësore nga institucionet shtetërore. Ajo gjithashtu denoncoi presionin dhe ndikimin politik që, sipas saj, po ushtron SPAK mbi proceset gjyqësore të liderëve opozitarë.

"Kishte sjellë një prokurë, por nuk është kjo shkaku. Kjo është një seancë tjetër. Materialet voluminoze do t'u jepet mundësia avokatëve që t'i shikojnë. Unë, me aq sa kam vënë re, ka shumë gjëra dhe unë do të jem  shumë shpejt pjesë e shumë ekrave, emisioneve, për të ndjekur dosjen dhe të gjithë mënyrën e të vepruarit. Do ta filloj me Syrin dhe besoj se do të ma hapë derën. Them se te Syri, sepse e mban veten si opozitë.

Po ju jap një pikë: Monika Kryemadhi dhe Meta akuzohen për korrupsion pasiv, ndërkohë nuk ka asnjë të akuzuar për korrupsion aktiv. Kur nuk ka korrupsion aktiv, si mund të ketë pasiv? Nuk parashkruhet, por dhe ende është, a janë pyetur biznesmenët? Jo, nuk janë pyetur për çështjen për të cilën akuzohen. Mosbërja e hetimit në thelb e plotësuar, sigurisht, lë shumë shperdorim nga SPAK në lidhje me procesin. Ne do të ballafaqohemi me letra dhe dokumentat që janë pjesë e dosjes. Do të fillojmë me letërporosi, me dezinformimin, qofshin me aktin financiar që është bërë në mënyrë të njëanshme. Sepse sipas Altin Dumanit, Fatime Kryemadhit i fillon jeta në 2001 në Tiranë. Kjo nuk do të thotë se të gjithë qytetarët që kanë ardhur në Tiranë para 2001-ës ju fillon jeta kur ka ardhur Altin Dumani apo SPAK.

E dyta, procesi për të cilin janë qindra mijëra faqe, lë për të dëshiruar metodologjia e përdorur. SPAK dhe procesi ka qenë shumë i zënë me intimidimin dhe kërcënimin ndaj dëshmitarëve, sepse të gjithë dëshmitarët, përveç se kanë përballuar këto, kanë thënë të vërtetën. Por, dua të them: ku ndryshon një kriminel që i vendos pistoleten në kokë një familjari, polici, kryeministri nga një institucion si ky këtu që kërcënon, intimidon një qytetar i cili nuk pranon të thotë atë që i kërkon prokurori?

Kush nga dëshmitarët, që aty ka dhe dëshmitarë që u dhanë dhe 3 muaj burg vetëm për t'i kërcënuar dhe për të folur sipas dëshirave të tyre? Unë i bëj thirrje opozitës, medias dhe qytetarëve që, kur në sistemin e drejtësisë përfshihen njerëz që kanë frustrime dhe profesionin e kthejnë në hakmarrje, e kthejnë në një okie të dobët ku bandat e përdorin në mënyrë të drejtpërdrejtë kundër tyre," tha Kryemadhi.

monika kryemadhi ilir meta

Sondazh

Poll