Denoncimi i Berishës: Edi Rama mund të ketë qenë në takimin e Arubas me narkotrafikantët
TIRANË – Kreu i Partisë Demokratike Sali Brisha ka bërë një denoncim të fortë se kryeministri Edi Rama mund të k...
Vendimi është marrë ditën e sotme nga mbledhja e Këshillit të Ministrave, që formalizon shkarkimin e tij.
TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj zyrtarisht është shkarkuar si kryebashkiak i Tiranës. Vendimi është marrë ditën e sotme nga mbledhja e Këshillit të Ministrave, që formalizon shkarkimin e tij. Po në këtë mbledhje është vendosur se zv.kryeministrja Belinda Balluku do të jetë drejtuesja e fushatës së PS-së për Tiranën.
Si u shkarkua Veliaj?
Këshilli Bashkiak i Tiranës votoi pro shkarkimit të kryebashkiakut Erion Veliaj ditën e hënë, pas urdhërit nga Kryeministri Rana. Motivi që Këshilli Bashkiak Tiranë votoi për shkarkimin e Erion Veliajt është mosparaqitja në detyrë prej më shumë se 3 muaj. Ndërkohë që Veliaj ka sqaruar në kërkesën e tij se mungesa për më shumë se tre muaj, nuk është si pasojë e vullnetit të tij, por si rrjedhojë e një mase sigurie, të cilën do ta kundërshtojë në të gjitha instancat gjyqësore.
Për çfarë akuzohet Veliaj?
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.
Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.
Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal./Dosja.al
TIRANË – Kreu i Partisë Demokratike Sali Brisha ka bërë një denoncim të fortë se kryeministri Edi Rama mund të k...
Monika Kryemadhi TIRANË- Monika Kryemadhi ka treguar ditën e sotme dëshmitarët që do të marrë në gjyq. Duke fo...
TIRANË- Monika Kryemadhi ka folur pas shtyrjes së seancës së saj dhe Ilir Metës nga GJKKO. Para gazetarëve, Kryemadhi ka th...
Belind Këlliçi TIRANË- Belind Këlliçi ka treguar arsyen që është paraqitur në Gjykatën e Posa&cc...
Ilir Meta TIRANË- Seanca paraprake ndaj Ilir Metës është shtyrë ditën e sotme. Vendimi është marrë nga gjyqtar...
Ilir Meta TIRANË- Avokati i ish-Presidentit Ilir Meta, Kujtim Cakrani ka kërkuar shtyrjen e seancës gjyqësore ndaj tij. Mësohet se...
Monika Kryemadhi TIRANË- Monika Kryemadhi është paraqitur ditën e sotme në GJKKO, kur dhe është nisja e seancë...
Kaja Kallas dhe Vjosa Osmani SHBA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi të enjten se ka zhvilluar një bisedë me përfaq&eum...
Kosove KOSOVË- Shkalla e pjesëmarrjes së grave në tregun e punës në Kosovë mbetet vetëm rreth 25 për qind, duk...
Dimal Basha KOSOVË- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, tha se me kërkesën e tij, është larguar kapitulli q&eum...