Politike

‘Altin Dumani ka asgjësuar ligjin antimafia’/ Berisha denoncon skandalin: Rama e ka lidhur Accor-in me Elvis Doçin

Berisha tha se antimafia italiane solli dosjen e Elvis Doçit, por Dumani nuk e arrestoi.

25 Shtator 2025, 13:33 Nga E.d
‘Altin Dumani ka asgjësuar ligjin antimafia’/ Berisha denoncon
Sali Berisha

TIRANË – Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha se kreu i SPAK Altin Dumani ka asgjësuar ligjin antimafias. Gjatë një konference për mediat, Berisha tha se antimafia italiane solli dosjen e Elvis Doçit, por Dumani nuk e arrestoi.

Berisha tha në fund se Edi Rama ka lidhur Accor-in me Elvis Doçin dhe se dosja e Troplineve thonte se droga që vinte nga porti i Durrësit, shpërndahej drejt Italisë dhe Gjermanisë në dhjetëra tonelata dhe qindra kuintalë.

"Të dhënat janë të hapura. Antimafia italiane solli dosjen Troplini, Elvis Doçi. Dhe Altin Troplini nuk e arrestoi. Jo vetëm që nuk e arrestoi Elvisin, por u dha Troplinëve, pas kësaj ngjarje, Edi Rama u dha pesë kulla dhe 12 ndërtime në tokë publike. Sepse Altin Troplini ka asgjësuar ligjin antimafia të vendit. Nuk e zbaton. Merr hotelin tek Shkëmbi i Kavajës. Kanë implikuar kompaninë prestigjioze. Edi Rama ka lidhur Accor-in me Elvis Doçin, me Troplinët. Dosja e Troplineve thoshte se nga porti i Durrësit, droga që vinte, shpërndahej drejt Italisë dhe Gjermanisë në dhjetëra tonelata dhe qindra kuintalë. Po, janë të gjitha në dosje" tha Berisha.

sali berisha pd altin dumani

Sondazh

Poll