Politike

Denoncimi i Berishës: Edi Rama mund të ketë qenë në takimin e Arubas me narkotrafikantët

Berisha deklaroi se takimi i Arubas sipas antimafies italiane, është zhvilluar me datën 19 janar të vitit 2019.

25 Shtator 2025, 12:48 Nga E.d

Denoncimi i Berishës: Edi Rama mund të ketë qenë në

TIRANË – Kreu i Partisë Demokratike Sali Brisha ka bërë një denoncim të fortë se kryeministri Edi Rama mund të ketë qenë në takimin e Arubas me narkotrafikantët. Në një konferencë për mediat, Berisha deklaroi se takimi i Arubas sipas antimafies italiane, është zhvilluar me datën 19 janar të vitit 2019.

Ai shtoi se në këtë takim kanë qenë ministra dhe zyrtarë të lartë të Edi Ramës, duke shtuar se mund të ketë qenë i pranishëm edhe vetë Rama. Berisha tha se sipas antimafias italiane në këtë takim është diskutuar për kullat dhe ndërtimet e Tiranës. Ai tha në fund se Shqipëria ka një kryeministër dhe një kabinet që është bashkëpunëtor i ngushtë i atyre që janë shpallur sot organizata narko-terroriste ndërkombëtare.

"Kartelet shqiptare të drogës janë armiqtë më të egër të kombit shqiptar, të qenies së tij, njëherazi janë armiq të Ballkanit, të Europës dhe mbarë botës. Unë kam përshëndetur dhe e përshëndes përsëri sot deklarimin e karteleve të drogës të Amerikës Latine si organizata terroriste dhe goditjen e tyre në përputhje me ligjet e terrorizmit ndërkombëtar. Unë jam sot këtu para jush për të rikujtuar përsëri takimin famëzi të Arubas, që u bë midis qeveritarëve shqiptarë dhe grupeve të fuqishme të narkosit shqiptar dhe ndërkombëtar. Tashmë, ky takim nuk është vetëm kronikë e medieve shqiptare. Nuk është vetëm denoncim i Sali Berishës, i cili në atë kohë, po të bëni një kontroll të kronikave tuaja, të lajmeve, i kam shtruar drejtpërdrejt pyetjen Edi Ramës: Ke marrë pjesë ti në takimin e Arubas apo nuk ke marrë?

Takimi i Arubas, sipas interceptimeve, tani nuk kemi më hamendje, sipas interceptimeve të antimafies italiane, të publikuara në një libër që ka dalë këto ditë, është zhvilluar me datën 19 janar të vitit 2019. Një grup ministrash, bashkëpunëtorë të narkoterrorizmit ndërkombëtar, kanë udhëtuar me një çarter në Aruba, që është një nga zonat më të hapura, më të lira të botës, protektorat i Mbretërisë së Holandës. Interceptimet për arsye, ta themi politike, ndonëse i kanë emër për emër pjesëmarrësit qeveritarë në takim, nuk janë bërë publike. Por autori nuk ka më asnjë dyshim se kanë qenë ministra, zyrtarë të lartë të qeverisë së Edi Ramës, dhe në mundësinë më të madhe, vetë Edi Rama. Në një takim famëzi ku është diskutuar për Syrin dhe Malin e Tiranës, për kullat dhe stërkullat e Tiranës, sipas interceptimeve të sakta të antimafies italiane. Këto interceptime disponohen dhe nga disa agjenci të tjera të vendeve partnere, Belgjika, Mbretëria e Holandës dhe agjenci të tjera. Por unë citoj këto se kanë dalë në procese gjyqësore, nuk jam i autorizuar të citoj agjenci që nuk bëjnë njoftim se e disponojnë dosjen Aruba. Pra, siç e shihni, ne kemi një kryeministër dhe një kabinet që është bashkëpunëtor i ngushtë i atyre që janë shpallur sot organizata narko-terroriste ndërkombëtare," tha Berisha.

sali berisha pd edi rama

Sondazh

Poll