Politike

"2 letërporosi janë dërguar në SHBA dhe Angli"/ Kryemadhi tregon dëshmitarët që do të marrë: Ramën dhe shefen e kabinetit Vali Bizhga

Duke folur për mediat, Kryemadhi tha se në listën e dëshmitarëve janë kryeministri Edi Rama, shefja e kabinetit Vali Bizhga si dhe ish-ministrja Milena Harito. 

25 Shtator 2025, 12:18 Nga I.A
"2 letërporosi janë dërguar në SHBA dhe Angli"/
Monika Kryemadhi

TIRANË- Monika Kryemadhi ka treguar ditën e sotme dëshmitarët që do të marrë në gjyq. Duke folur për mediat, Kryemadhi tha se në listën e dëshmitarëve janë kryeministri Edi Rama, shefja e kabinetit Vali Bizhga si dhe ish-ministrja Milena Harito. 

Po ashtu Kryemadhi tregon se janë dy letërporosi që janë dërguar në Angli dhe Amerikë dhe është skandalizuar nga mënyra e përgjigjeve. 

“Patjetër, kryeministrin Edi Rama, shefen e kabinetit Vali Bizhga, ish ministren Milena Harito. Janë dy letërporosi që janë dërguar në Angli dhe Amerikë. Jam skandalizuar nga mënyra se si këto dy institucione i janë përgjigjur SPAK. A ka vendim për sekuestrimin e celularit të Kryemadhit, i çon. Mamaja ime ka ardhur në Tiranë që në 62-shin që i ka të ardhura dhe dokumente të justifikuara. Britania e Madhe i thotë a mund të dimë cili është krimi i zotit Meta dhe zonjës Kryemadhi,” tha Kryemadhi.

edi rama vali bizhga milena harito monika kryemadhi

Sondazh

Poll