Politike

Shtyhet seanca paraprake ndaj Ilir Metës

Vendimi është marrë nga gjyqtarja Irena Gjoka, pas kërkesës së avokatit të ish-Presidentit Kujtim Cakrani. 

25 Shtator 2025, 11:38 Nga I.A
Shtyhet seanca paraprake ndaj Ilir Metës
Ilir Meta

TIRANË- Seanca paraprake ndaj Ilir Metës është shtyrë ditën e sotme. Vendimi është marrë nga gjyqtarja Irena Gjoka, pas kërkesës së avokatit të ish-Presidentit Kujtim Cakrani. Kjo kërkesë ka ardhur pasi ai i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale jashtë vendit dhe nuk është paraqitur në gjyq. 

Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ./Dosja.al

kujtim cakrani irena gjoka ilir meta

Sondazh

Poll