Politike

Seanca paraprake ndaj Ilir Metës/ I është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale, avokati Cakrani kërkon shtyrjen

Ndërsa seanca e sotme ka nisur do nën drejtimin e gjyqtares Irena Gjoka, e cila do të vendosë nëse dosja do të kalojë për gjykim ose jo.

25 Shtator 2025, 11:31 Nga I.A
Seanca paraprake ndaj Ilir Metës/ I është nënshtruar
Ilir Meta

TIRANË- Avokati i ish-Presidentit Ilir Meta, Kujtim Cakrani ka kërkuar shtyrjen e seancës gjyqësore ndaj tij. Mësohet se kjo kërkesë ka ardhur pasi ai i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale jashtë vendit. 

Kjo kërkesë e Cakranit ende nuk dihet nëse do të merret për bazë. Ndërsa seanca e sotme ka nisur do nën drejtimin e gjyqtares Irena Gjoka, e cila do të vendosë nëse dosja do të kalojë për gjykim ose jo.

Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ./Dosja.al

kujtim cakrani ilir meta

Sondazh

Poll