Politike

Çfarë paralajmëron Monika Kryemadhi: Shumë shpejt do më keni në të gjitha TV

Para gazetarëve, kryemadhi ka theksuar se seanca është shtyrë me arsye, për shkak të mungesës së avokatit të Metës, Kujtim Cakrani. 

25 Shtator 2025, 11:56 Nga I.A

Çfarë paralajmëron Monika Kryemadhi: Shumë shpejt do

TIRANË- Monika Kryemadhi ka folur pas shtyrjes së seancës së saj dhe Ilir Metës nga GJKKO. Para gazetarëve, Kryemadhi ka theksuar se seanca është shtyrë me arsye, për shkak të mungesës së avokatit të Metës, Kujtim Cakrani. 

Ndërkohë që teksa po fliste, kryemadhi ka paralajmëruar se tashmë do të jetë e gatshme për të folur për të gjitha mediat. Duke shtuar se ajo dhe Meta akuzohen për korrupsion pasiv, duke theksuar se në këtë çështje nuk ka asnjë të akuzuar për korrupsion aktiv. 

“Sot mungonte avokati i zotit Meta, me këndvështrimin tim me arsye, se e kishte pasur një vizitë të programor shëndetësore jashtë. Nuk kishte avokat tjetër. Në bazë të nenit 48, personat që janë të pandehur, duhet të mbrohen nga avokatët. Nuk ishte pranishëm ish-presidenti. Ishin gjithë të tjerët. Edhe mamaja ime nuk ishte. Kjo është një seancë tjetër.

Edhe materialet voluminoze janë të mëdha, dhe kjo u lë më shumë mundësi avokatëve të njihen. Unë me aq sa kam vënë re, ka shumë gjëra dhe shumë shpejt do të jem në të gjitha krahët televizive dhe debatet me ju, për të parë hap pas hapi procesin. Do të jem e hapur për të gjitha televizionet. Po ju jap një pikë, Monika Kryemadhi, Ilir Meta, akuzohen për korrupsion pasiv, ndërkohë që nuk ka asnjë të akuzuar për korrupsion aktiv. Kur nuk ka korrupsion aktiv, si mund të ketë korrupsion pasiv?”, tha ajo.

Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ./Dosja.al

monika kryemadhi

Sondazh

Poll