Politike

Monika Kryemadhi paraqitet në GJKKO: Po pres avokatët, kur të dal do jap intervista

Teksa ka përshëndetur gazetarët, Kryemadhi ka deklaruar se është duke pritur avokatët e saj.

25 Shtator 2025, 11:15 Nga I.A
Monika Kryemadhi paraqitet në GJKKO: Po pres avokatët, kur të dal
Monika Kryemadhi

TIRANË- Monika Kryemadhi është paraqitur ditën e sotme në GJKKO, kur dhe është nisja e seancës gjyqësore ndaj saj dhe Ilir Metës. Teksa ka përshëndetur gazetarët, Kryemadhi ka deklaruar se është duke pritur avokatët e saj. Ndërkohë që ka theksuar se kur të dal nga GJKKO do të jap intervistë për mediat. 

"Të pres pak avokatët unë. Kur të dal do jap intervista”, tha Kryemadhi shkurtimisht.

Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ./Dosja.al

monika kryemadhi

Sondazh

Poll