Sport

Futbolli i femrave, Zeman: Gratë rrinë në kuzhinë

3 Shkurt 2020, 21:10 Nga DOSJA
Futbolli i femrave, Zeman: Gratë rrinë në kuzhinë

ITALI- Ish trajneri Zdenek Zeman njihet për shprehjet provokative, por deklarata e tij e fundit duket shumë diskriminuese dhe pritet të ketë numër të lartë reagimesh e kundërpërgjigjesh. Ceko-italiani është pyetur për futbollin e gjinisë femërore dhe përgjigja e tij nuk ka për t’i pëlqyer shumë vetave.

Sipas tij gratë në Itali zakonisht rrinë në kuzhinë, pasi tekniku thotë meshkujt duhet të hanë dhe këtë detyrim ai ia lë gjinisë femërore, ndërsa sportin pjesës tjetër të shoqërisë.

Shpresojmë që rritja e cilësojë të vazhdojë, por në Itali futbolli i femrave vjen gjithmonë në plan të dytë është çështje kulture. Zakonisht në Itali gratë rrinë në kuzhinë. Nuk e di nëse tingëllon e rëndë kjo që thashë, por meshkujt duhet të hanë”-tha për mediet italiane Zeman.

(E.Ç. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport futbolli i femrave zdenek zeman futbolli i femrave zdenek zeman

Sondazh

Poll