Politike

Dyshime për favorizime, SPAK nis hetimet për Bashkinë e Peqinit, merren në pyetje disa zyrtarë

Mësohet se procedimi penal është regjistruar dhe po drejtohet nga prokurori Dritan Prençi, i cili ka marrë në pyetje disa zyrtarë të Bashkisë, përfshirë shefen e financës dhe kryeinxhinieren.

24 Shtator 2025, 13:05 Nga I.A
Dyshime për favorizime, SPAK nis hetimet për Bashkinë e Peqinit,
SPAK

PEQIN- Prokuroria e Posaçme ka nisur për një tender të hapur nga Bashkia e Peqinit më 28 gusht të vitit të kaluar. Mësohet se procedimi penal është regjistruar dhe po drejtohet nga prokurori Dritan Prençi, i cili ka marrë në pyetje disa zyrtarë të Bashkisë, përfshirë shefen e financës dhe kryeinxhinieren.

Syri Tv shkruan se tendeti i cilësuar me flamur të kuq ka për objekt “Ndërhyrjen emergjente në argjinaturën e Lumit Shkumbin për shmangien e shembjes së rrugës Cengelaj-Shezë, Bashkia Peqin”, me një fond limit prej 49,691,349 lekë, përmes procedurës së hapur.

Një nga pikat që ngjall dyshime është koha tepër e shkurtër për paraqitjen e ofertave, vetëm 20 ditë, me afat deri më 9 shtator 2024, dhe mbajtja e tenderit në të njëjtën ditë.

Në garë ishin tre bashkime operatorësh ekonomikë:

BOE “ASI-2A CO” sh.p.k & “Shendelli” sh.p.k

BOE “LLAZO” sh.p.k & “VIANTE KONSTRUKSION” sh.p.k & “LIS KONSTRUKSION” sh.p.k

BOE “LLUCA” sh.p.k & “T&J Construction” sh.p.k

Dyshime për favorizime, SPAK nis hetimet për Bashkinë e Peqinit,
Tenderi

Fitues u shpall bashkimi i parë, me vlerë 48,179,355 lekë, shumë e afërt me fondin limit. Kjo kompani rezulton të jetë fituese e shumë prokurimeve publike në vend, ndërsa auditimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit kanë ngritur shpesh alarmin për favorizime ndaj saj.

Bashkimi i dytë u skualifikua me argumentin e mosplotësimit të kriterit ligjor për marrëveshjen e bashkëpunimit dhe mungesës së pajisjeve dhe stafit teknik të kërkuar. Ndërsa bashkimi i tretë u skualifikua për mungesë liçencash dhe mjeteve të nevojshme për realizimin e kontratës.

Data e shpalljes së fituesit ishte 19 shtatori 2024, vetëm pak ditë pas përfundimit të afatit të aplikimit, dhe kontrata parashikonte një kohëzgjatje prej 45 ditësh. Tenderi mban firmën e kryebashkiakut të Peqinit, Bukurosh Maçi.

spak dritan prençi

Sondazh

Poll