Aktualitet

Ikën dhe Canametaj nga kadastra e Vlorës, emërohet drejtori i ri pas ‘furtunës’ në këtë institucion problematik (Emri

4 Shkurt 2020, 14:57 Nga DOSJA
Ikën dhe Canametaj nga kadastra e Vlorës, emërohet drejtori i ri

VLORË- Emërohet drejtori i ri në Hipotekën e Vlorës. Mësohet se Bilbil Aliaj, do të jetë drejtuesi i ri i këtij institucioni, i cili merr përsipër të rregullojë çështjet e pronave në Vlorë që prej vitit 2013. Aliaj do të zëvendësojë Taulant Canametin, i cili ishte i komanduar pas ‘furtunës’ në kadastrën e Vlorës.

Konflikti për pronën në Jalë

Në 12 shkurt, gjykata e Apelit në Vlorë ka vendosur që t’i japë pronën familjes Gjoka, dhe të lejojë regjistrimin e pronës. Procesi ka vijuar, dhe pronarët jo vetëm që kanë marrë pronën, po kanë bërë edhe shitje në palë të treta, duke zbatuar vendimin e Apelit. Ndërkohë, një vendim i gjykatës së Lartë më 6 qershor, bën që palët të hyjnë në një tjetër konflikt. Gjykata e Lartë ka vendosur anulimin e vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë, por palët tashmë kishin nisur zbatimin e vendimit të Apelit. Dosja.al zbuloi e para se prona për të cilën palët kanë hyrë në konflikt, është trualli në të cilin është ndërtuar kompleksi “Folie Marine”.

Shkarkimet në Kadastrën e Vlorës

Deri më tani, janë tre drejtorë të larguar nga Kadastra e Vlorës, bashkë me tre nëndrejtorë të kësaj kadastre. Drejtorët e larguar pretendojnë se vendimi i Gjykatës së Lartë, është i pavlefshëm dhe nuk mund të zbatohet, pasi palët e kanë zbatuar vendimin e Gjykatës së Apelit. Disa muaj më parë për të njëjtën pronë, drejtoresha që u largua edhe Elona Hodaj dhe zv.drejtori Taulant Canameti u përplasën me njëri-tjetrin. Me disa bodigardë, Canameti shkoi dhe firmosi zbatimin e Gjykatës së Lartë, ndërsa Hodaj e anuloi me arsyetimin se Canameti s’kishte tagër për të bërë një urdhër të tillë.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bilbil aliaj sherri për pronën në jalë shkarkimet ne kadastren e vlores taulant canameti bilbil aliaj sherri për pronën në jalë shkarkimet ne kadastren e vlores taulant canameti

Sondazh

Poll