Sport

VIDEO/ Tifozi zbret në fushë për të goditur kundërshtarin, por e pëson në fund!

3 Shkurt 2020, 20:23 Nga DOSJA
VIDEO/ Tifozi zbret në fushë për të goditur

BRAZIL- Rivaliteti në Brazil ështê tejet i ashpër jo vetëm në fushë por edhe në tribuna, në përballjen mes Figuerenses dhe Avait pati jo pak tension. Silva, futbollisti i Avait në momentin e zëvendësimit prokovoi tifozët vendas, ndërkohë që nga ky veprim nuk është pritur mirë nga dy tifozë, të cilët hynë në fushë për të goditur lojtarin.

Në këtë moment Geldson, portieri rezervë ndërhyri menjëherë, ndërsa Silva përfitoi nga ky moment duke goditur tifozin, por pa dashje goditi edhe shokun e skuadrës. Sipas raportimeve, Gledson kishte nevojë për të vënë akull në fytyrën e tij si rezultat i goditjes që ai mori nga Silva.

Policia ushtarake u thirr në veprim dhe dy tifozët e përfshirë në pushtimin e fushën u larguan nga stadiumi dhe u dërguan në komisariat, por tensionet u ndezën në tribuna ndërsa filloi një zënkë mes tifozëve të Figueirense. Esporte Interativo raporton se tifozët gjithashtu thyen karriget në stendat dhe ndeshja ishte e paralizuar për 21 minuta.

(E.Ç. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport avai figuerenses tifozi ne brazil tifozi ne fushe avai figuerenses tifozi ne brazil tifozi ne fushe

Sondazh

Poll