Politike

Berisha: Nën implikimin direkt të Ramës janë zhdukur qindra milionë euro dhe ai e ka kuptuar se Veliaj mund t’ia nxjerrë në shesh

Gjatë një konference për mediat Berisha u shpreh se përveç 860 mijë eurove të bashkisë janë zhdukur edhe  60-70 milionë euro të tjera.

22 Shtator 2025, 13:35 Nga E.d
Berisha: Nën implikimin direkt të Ramës janë zhdukur qindra
Sali Berisha

TIRANË Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se Kryeministri Rama është më i implikuar se kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj në afera. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se përveç 860 mijë eurove të bashkisë janë zhdukur edhe  60-70 milionë euro të tjera.

Këtu ai përmendi 13 milionë eurot e zhdukuar për ‘EcoParkun”, të cilat sipas tij janë nën implikimin e Ramës. Berisha tha se Rama e ka kuptuar që gjithçka është vepër e tij dhe se Veliaj mund t’ia nxjerrë këto në shesh.

"Edi Rama është më i implikuar se Erion Veliaj, jo në garderobën e Velicës, jo në garderobën. Edhe njëherë e theksoj se edhe ajo është akt i pamohueshëm. Por nëqoftëse bëhet fjalët 860 mijë euro para të bashkisë të kaluara nëpërmjet OJF-ve dhe kompanive tek llogaritë e Velicës, janë të zhdukura vetëm me djegësin e Tiranës, 130 mln euro. Janë të zhdukura 60-70 mln euro të dherave. Janë të zhdukura rreth 13 mln me ‘EcoParkun’ e Porto Romanos. Nga 19 është realizuar me 6.7 mln euro. Që të gjitha direkt implikime të Edi Ramës. Ai do ta shndërrojë Erion Veliaj. Tani e ka kuptuar që gjithçka është vepër e Edi Ramës dhe ai e ka kuptuar këtë që Veliaj mund t’ia nxjerrë ato në shesh. Prandaj dhe Gjushin. Thashë unë, telefonoi Gjushit, bëji një telefon, si e kalove natën mbrëmë thuaj," tha Berisha.

sali berisha edi rama erion veliaj

Sondazh

Poll