Politike

Konferenca e Kryetarëve/ Balla: Kërkesa për shkarkimin e Peleshit histori e vjetër

Në përfundim të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, Balla tha se opozita po vazhdon me të njëjtat huqe.  

22 Shtator 2025, 12:44 Nga I.A

Konferenca e Kryetarëve/ Balla: Kërkesa për shkarkimin e Peleshit

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka deklaruar se kërkesa e Opozitës për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit është një histori që përsëritet çdo legjislaturë. Në përfundim të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, Balla tha se opozita po vazhdon me të njëjtat huqe.  

"Problematikat e ngritura nga opozita, nuk qëndron asnjë prej tyre. Është histori e vjetër që përsëritet në çdo legjislaturë. Opozita vazhdon me të njëjtat huqe, megjithatë sot është diskutuar edhe për këtë çështje ku është bërë e qartë nga ana e kryetarit të Kuvendit që ka autorizuar thirrjen e këshillit të legjislacionit” tha Balla.

taulant balla

Sondazh

Poll