Politike

"Sillni propozimet për anëtarët"/ Balla: Komisionet konsiderohen të konstituara edhe vetëm me shumicën

Gjatë fjalës së tij për mediat, Balla tha se komisioni është i konstituuar edhe vetëm me shumicën që është prezent. 

22 Shtator 2025, 12:50 Nga I.A
"Sillni propozimet për anëtarët"/ Balla: Komisionet
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla u ka bërë thirrje opozitës që të sjellin propozimet për anëtarët e komisioneve parlamentare. Gjatë fjalës së tij për mediat, Balla tha se komisioni është i konstituuar edhe vetëm me shumicën që është prezent.  

"Të sjellë në Konferencën e Kryetarëve propozimet e tyre për përbërjen e komisioneve. Nga 3 grupet parlamentare të opozitës nuk kanë ardhur propozimet për kryesinë, 4 komisionet tepër të rëndësishme pas vendimit të kuvendit i takojnë opozitës dhe 7 nënkryetarë i takojnë opoziotës, duhet domosdoshmërisht që deri ditën kur do ketë seancë, të kenë ardhur. Pyesni opozitën. Në aspektin procedural komisioni konsiderohet i konstituar kur shumica është prezent. Edhe në rastet ku drejtimin e ka opozita, mbledhja mund të iniciohet me 1/4 të firmave të anëtareve, shpresoj që opozita të sjellë sa më shpejt, Kemi pasur një përgjigje sa i përket dy kërkesave të opozitës. Nga ana e PD, i cili ngriti shqetësimin për mospjesëmarrjen e Bardhit në mbledhje. As unë nuk e di pse nuk ka qenë," tha Balla. 

taulant balla

Sondazh

Poll