Politike

Gjekmarkaj pas mbylljes së Konferencës së Kryesisë të Kunvendit: Mazhoranca tentoi të zhbënte opozitën, kërkova ripërsëritjen e seancën

Sipas tij ata tentuan ti mbyllin gojën opozitës dhe të mos lejonte debatin gjatë prezantimit të programit qeverisës si dhe votimit të kabinetit në mënyrë të njëanshme.

22 Shtator 2025, 12:52 Nga E.d
Gjekmarkaj pas mbylljes së Konferencës së Kryesisë të
Agron Gjekmarkaj

TIRANË - Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka folur në emër të PD-së, menjëherë pas mbylljes së Konferencës së Kryesisë të Kuvendit, ku ishte e pranishme edhe opozoita. Gjekmarkaj denoncoi arrogancën politike të mazhorancës gjatë seancave të para parlamentare. Sipas tij ata tentuan ti mbyllin gojën opozitës dhe të mos lejonin debatin gjatë prezantimit të programit qeverisës si dhe votimit të kabinetit në mënyrë të njëanshme.

“Ju e patë seancën e dytë, kryeministri bëri që të mos kishte debat dhe as diskutime, pati ambasadorë të pranishëm që mbetën aty. Kërkova ripërsëritjen e seancën, të mblidhet komisioni i legjislacionit, të shihej mundësia e mocionit për shkarkim ndaj Niko Peleshit, të shihet rregullorja e parlamentit dhe që të mos ketë asnjë pengesë për gazetarët”, tha Gjekmarkaj.

Ndërsa për sa i përket aksionin të mëtejshëm që do ndjek PD-ja në lidhje me këtë ngjarje, ai u shpreh se do të merret një vendim nga grupi opozitar.

“Ende nuk kemi marrë një vendim, në momentin që PD do marrë një vendim për këto çështje do informoheni menjëherë. Ne do shfrytëzojmë çdo hapësirë në Parlament, për t’u përballur me mazhorancën arrogante. Që kërkon dhe tentoi ta zhbënte opozitën, ta çonte në qoshe, që të dilte vetë nga farsa e 11 majit”, tha ai.

agron gjekmarkaj pd mazhoranca

Sondazh

Poll