22 Shtator 2025, 13:06
Nga E.d
Sali Berisha
TIRANË – Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha lajmëroi se PD-ja do të votojë për shkarkimin e Erjon Veliaj. Gjatë konferencës për mediat Lideri i Opozitës u shpreh se Velaij duhet të dëgjohet në Këshillin Bashkiak dhe nëse Edi Rama nuk ka frikë, le ta lejojë të flasë. Kreydemokrati theksoi gjithashtu, që të jenë pranishme edhe madiat dhe Veliaj të flasë.
"Së pari, Erion Veliaj është atje ku është... PD ka denoncuar krimet e tij me 47 protesta, të adresuara direkt kundër tij. Dhe ajo nuk e ka bërë kurrë këtë për problemet e mëdha, sherret e brendshme politike që kanë pasur ai me Edi Ramën dhe Lubi Ballukun. Jo, absolutisht. Por, në bindjen time më të thellë, ai është përgjegjës direkt për zhdukjen e 130 milionë eurove të djegësit të Tiranës bashkë me Edi Ramën dhe Lubi Ballukun. Dhe do mbetet në turpin më të madh, në krimin më të shëmtuar, akti i Altin Troplinit dhe ekipit që hetoi djegësin e Tiranës, të cilët lëshuan mandat arresti ndaj një ministri që e kishte kundërshtuar pesë herë djegësin. Dhe nuk e morën në pyetje Edi Ramën, Lubi Ballukun se ku shkuan paratë. Si mund të disbursohen 130 milionë euro nga thesari me firmat e tyre.
Pra, kjo është e vërteta.Erion Veliaj po dënohet për garderobën, vjedhjet që janë bërë. Vjedhje familjare.
Të mos u duket gjë e vogël ju se dje po lexoja se ish-kryetarja e bashkisë së Parisit po hetohet jo për 860 mijë euro, për 84 mijë euro garderobë. Po, po, merreni dhe lexojeni. 84 mijë euro garderobë. Jo 860 mijë si Velica.
Dhe të gjitha para të kaluara nëpërmjet bashkisë tek OJF-të dhe Velica. Ajo që kërkojmë ne është që Erion Veliaj të lejohet të flasë para Këshillit Bashkiak. Këshilltarët tanë janë të parët që kanë kërkuar në mënyrë të përsëritur shkarkimin e tij. Nuk ka diskutim se vota e tyre është automatikisht për shkarkimin. Por në qoftë se Edi Rama nuk ka frikë nga Erion Veliaj, se i nxjerr krimet e tij, ta lërë të flasë aty. Të jeni edhe ju mediat aty dhe të flasë. Se ky është rregulli." tha Berisha.
sali berisha erion veliaj edi rama
Politike
22 Shtator 2025, 12:52
E.d
Agron Gjekmarkaj
TIRANË - Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka folur në emër të PD-së, menjëherë pas...
Politike
22 Shtator 2025, 12:50
I.A
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla u ka bërë thirrje opozitës që të sjellin pro...
Politike
22 Shtator 2025, 12:47
E.d
Sali Berisha
TIRANË – Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në një konferencë për mediat, dekaroi se kompania “...
Politike
22 Shtator 2025, 12:44
I.A
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka deklaruar se kërkesa e Opozitës për shkarkimin e kryetarit t&eu...
Politike
22 Shtator 2025, 12:29
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se muajin e ardhshëm do të prezantohet platforma e AI për ndërtimin e sht...
Politike
22 Shtator 2025, 12:22
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se Diella vitin e ardhshëm nuk do të jetë më virtuale....
Politike
22 Shtator 2025, 12:13
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me ministren e tij virtuale 'Diella' në prezantimin e platformës 'Start ...
Politike
22 Shtator 2025, 12:06
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë disa batuta me profesorin William P. Barnet në prezantimin e platformës '...
Politike
22 Shtator 2025, 11:53
I.A
Agron Gjekmarkaj
TIRANË- Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj ka bërë disa ironi në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve ...
Politike
22 Shtator 2025, 11:42
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se platforma e 'Start Up' është një mbështetje e madhe p&eu...