Politike

Urimi i BE për Ramën/ Berisha: Asnjë prej rezolutave të partive të djathta që dënojnë farsën elektorale të 11 majit nuk bie

Në një konferencë për mediat, Berisha tha se rezolutat janë në fuqi dhe se mashtrimi që Edi Rama bëri me zgjedhjet e 11 majit nuk do të pranohen kurrë nga PD-ja.

22 Shtator 2025, 13:19 Nga E.d
Urimi i BE për Ramën/ Berisha: Asnjë prej rezolutave të
Sali Berisha

TIRANË –  Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se Ambasadori i BE-së nuk përfaqëson në detyrën e tij organizatat e partive politike por Bashkimin Evropian. Në një konferencë për mediat, Berisha tha se rezolutat janë në fuqi dhe se mashtrimi që Edi Rama bëri me zgjedhjet e 11 majit nuk do të pranohen kurrë nga PD-ja.

"Rezolutat nuk bien asnjëra. Ambasadori i BE-së nuk përfaqëson në detyrën e tij, organizatat e partive politike. Ai përfaqëson BE-në. Pra këtu nuk ka asnjë lloj ngjarje të paqartë. Rezolutat përkundrazi janë në fuqi dhe do jenë, e ju garantoj ju se farsa elektoral e Edi Ramës e dënuar tashmë nga të gjitha rezolutat ndërkombëtare të forcave politike të qendrës së djathtë dhe të djathtë, nuk do pranohet kurrë nga PD-ja." tha Berisha

sali berisha pd be

Sondazh

Poll