Politike

"U bë ministër ditën që certifikoi censusin e falsifikuar"/ Berisha: Petrit Malaj, anëtar i klanit të Gjolekë Malajt

Sipas tij Malaj është anëtar efektiv i klanit Gjolekë Malaj, i cili u bë ministër menjëherë pasi dorëzoi certifikimin fals të censusit.

22 Shtator 2025, 12:47 Nga E.d
"U bë ministër ditën që certifikoi censusin e
Sali Berisha

TIRANË – Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në një konferencë për mediat, dekaroi se kompania “BDO Albania” e Ministrit të Financave, Petrit Malaj ka certifikuar censusin e falsifikuar në shifra kolosale. Sipas tij Malaj është anëtar efektiv i klanit Gjolekë Malaj, i cili u bë ministër menjëherë pasi dorëzoi certifikimin fals të censusit. Berisha nuk la pa përmendur as kunatin e Ministrit Malaj, i cili akuzohet për shpërdorime dhe abuzime në detyrë.

"Lidhjet me krimin janë leva e Arkimedit për postet ministrore dhe të gjitha postet në administratën e narkoshtetit. Ministri i Financave, Petrit Malaj, anëtar efektiv i klanit Gjolekë Malaj, vjen në detyrën e kësaj ministrie tejet të rëndësishme pasi kompania e tij BDO Albania, në të cilën ky ka qenë administrator, i ati dhe e motra, aksionerë të rëndësishëm, kësaj kompanie i besohet auditi i censusit të përgjithshëm të falsifikuar nga Edi Rama. Kompania BDO, e vjehrrit, motrës dhe e këtij, se ky ishte administrator, pra certifikoi censusin e falsifikuar në shifra kolosale. Dhe, ditën që ka dorëzuar certifikimin e censusit, klani Malaj, klani Gjolekë Malaj, ky përfaqësues i tyre emërohet ministër i Financave.

Ministri i Financave vjen në atë detyrë pasi kishte detyrë shtetërore drejtor i AKBN-së. Para tij, drejtor i AKBN-së ishte kunati i tij, Doda, Doda, i cili shkarkohet dhe ndiqet penalisht për shpërdorime dhe abuzime, por pavarësisht nga ajo, ai punon në një detyrë të rëndësishme dhe sot. Vetë ministri, në deklaratat e tij, ka paraqitur veten si profesionist i lirë, në një kohë kur ai ka qenë me dokumente zyrtare drejtor ekzekutiv i kompanisë BDO. Pra ka kryer mashtrim. Ka qenë drejtor ekzekutiv, siç ka pranuar vetë në CV, i BDO që prej vitit 2014. Në regjistrin e pagave figuron deri në vitin 2021 si profesionist i lirë, me NIPT, jo si drejtor ekzekutiv. Pra, ky është një fshehës, një evazor Dhe ky sot drejton financat e vendit me të njëjtat parime që drejtojnë bandat," tha Berisha.

sali berisha petrit malaj bdo albania

Sondazh

Poll