Politike

Konferenca e kryetarëve, Gjekmarkaj: Nesër sillni qenin Rex si Ministër i Brendshëm

Në fjalën e tij, Gjekmarkaj ka deklaruar se PS-ja në vend që të krijojë kushte, po tenton që të asgjësojë opozitën dhe parlamentin. 

22 Shtator 2025, 11:53 Nga I.A
Konferenca e kryetarëve, Gjekmarkaj: Nesër sillni qenin Rex si
Agron Gjekmarkaj

TIRANË- Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj ka bërë disa ironi në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve ditën e sotme. Në fjalën e tij, Gjekmarkaj ka deklaruar se PS-ja në vend që të krijojë kushte, po tenton që të asgjësojë opozitën dhe parlamentin. 

Ndërkohë që më tej shton se maxhoranca nesër mund të sjell qenin Rex si Ministër të Brendshëm që të lej për 10 minuta.   

"Jeni në revansh. Sot këtu mungon kryetari i grupit të PD-së. Në vend që të krijoni kushte me urdhra politik po tentoni të asgjësoni opozitën dhe parlamentin. Ju kryetar u shfaqet si atentator. Po minimizoni çdo hapësirë të opozitës. Ju përjashtuat opozitën nga procesi i integrimit dhe këtë e bëtë që në seancën e parë.

Në seancën e dytë ku nuk donit të shfaqnit qeverinë  provokuat opozite. Ju kryetare e keni zhbërë parlamentarizmin. Opozita kërkon ripërtëritjen e seancës dhe ju duhet të mblidhni menjëherë këshillin e legjislacionit për mocion e shkarkimit tuaj. Parlamentarizmi kërkon vetëdije dhe seriozitet. Ju nesër mund të sillni Qenin Rex e ta paraqitni si Ministër i Brendshëm që të leh për 10 minuta," tha Gjekmarkaj.

agron gjekmarkaj

Sondazh

Poll