Politike

Platforma 'Start Up'/ Rama: Të eleminojmë pengesat burokratike, Diella do të na mbështesë

Ndërkohë që shtoi se ministrja e tij virtuale 'Diella' do t'i ndihmojë me nxitjen dhe shpërndarjen e rrjetit të qeverisë. 

22 Shtator 2025, 11:42 Nga I.A
Platforma 'Start Up'/ Rama: Të eleminojmë pengesat
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se platforma e 'Start Up' është një mbështetje e madhe për të rinjtë dhe idetë kreative. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se duhet që të ecim përpara dhe të eleminojmë pengesat burokratike. Ndërkohë që shtoi se ministrja e tij virtuale 'Diella' do t'i ndihmojë me nxitjen dhe shpërndarjen e rrjetit të qeverisë. 

“Diçka tjetër që ne kemi shuimë dëshirë, me mbështetjen e ministres së Shtetit me Inteligjencë Artificiale, do na ndihmojë me nxitjen dhe shpërndarjen e rrjetit të qeverisë dhe këtë e shohim si një sipërmarrje të përbashkët, urë lidhëse midis inxhinierëve të IT, sektorit publik, privat dhe dëshirojmë që të gjithë të punojnë me të dhëna anonime. Jemi shumë të vetëdijshëm që problemi më i madh i këtij komuniteti, është burokracia. Ne dëshirojmë të hedhim hap të rëndësishëm përpara dhe të eleminojmë pengesat burokratike. Pra, pak a shumë, mendoj se kemi një ide shumë të qartë dhe bindje shumë të fuqiashme nga të dy anët, për të punuar bashkë dhe për të bashkuar forcat. Nuk mundet t’i ndalojmë këto barriera, vetëm nëse mbështetemi te njerëzit te sektori publik," tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll