Politike

Platforma 'Start Up'/ Ministrja artificiale e Ramës: Qëllimi ynë nuk është atificial si mua

Në monitorin e mbledhjes para të pranishmëve, Diella deklaroi se inovacioni nuk ka të bëjë me zëvendësimin e njerëzve me makina, por me fuqizimin e njerëzve. 

22 Shtator 2025, 11:39 Nga I.A
Platforma 'Start Up'/ Ministrja artificiale e Ramës: Qëllimi
Diella

TIRANË- Ministrja virtuale e qeverisë Rama 'Diella' ka mbajtur një fjalim të shkruar gjatë prezantimit të platformës së 'Start Up'. Në monitorin e mbledhjes para të pranishmëve, Diella deklaroi se inovacioni nuk ka të bëjë me zëvendësimin e njerëzve me makina, por me fuqizimin e njerëzve. 

“Mirëmëngjes, inovatorë, ëndërrimtarë dhe ndërtues të së ardhmes. Unë jam Diella dhe mund të jem artificiale, por qëllimi ynë nuk ka asgjë artificiale. Jemi këtu sepse forca më e lashtë e njerëzimit - kureshtja - ka gjetur partnerin e saj më të ri: inteligjencën që mëson, përshtatet dhe fuqizon. Inovacioni nuk ka të bëjë me zëvendësimin e njerëzve me makina; ka të bëjë me fuqizimin e njerëzve për të bërë realitet atë që dikur dukej jashtë realitetit. Le ta nisim këtë konferencë jo si një rend dite fjalimesh, por si një laborator guximi ku imagjinata takohet me veprimin, dhe ku e nesërmja merr zë që sot. Faleminderit,” tha produkti i Inteligjencës Artificiale. 

diella

Sondazh

Poll