Bota

Meloni: Vdekja e Charlie Kirk shkaktoi zemërim dhe shqetësim në të gjithë botën

Meloni tha për Charlie Kirk se ishte ndryshe nga shumica ndaj vdekja e tij ishte një goditje për botën e cila shkaktoi zemërim dhe shqetësim.

21 Shtator 2025, 19:18 Nga E.d
Meloni: Vdekja e Charlie Kirk shkaktoi zemërim dhe shqetësim në
Giorgia Meloni

ITALI- Kryeministria e Italisë Giorgia Meloni ka deklaruar se vdekja e aktivistit Charlie Kirk në SHBA ka shkaktuar zemërim në të gjithë botën. Këtë deklaratë ajo e tha gjatë festivalin rinor të partisë së saj .

“Pashë njerëz që shtypnin bluza me foton e Kirkut, me gjakun e tij që i rridhte në qafë dhe frazën ‘tani ai e ka fituar këtë debat publik’. Ai ishte i rrezikshëm sepse dekonstruktoi narrativën kryesore, duke përdorur logjikën. Ata donin ta ndalonin sepse ishte i lirë, i guximshëm dhe i aftë. Njerëzit me këto tipare i trembin të gjithë ata që mendojnë se mund t’i imponojnë pikëpamjet e tyre duke përdorur dhunë” tha Meloni.

Protothema raporton se Meloni tha për Charlie Kirk se ishte ndryshe nga shumica ndaj vdekja e tij ishte një goditje për botën e cila shkaktoi zemërim dhe shqetësim.

"Disa të tjerë u rritën me idenë se kushdo që është ndryshe nga ju duhet të rrëzohet. Ne nuk ishim kurrë të tillë. Si Charlie Kirk, dhe për këtë arsye vdekja e tij shkaktoi zemërim dhe shqetësim në të gjithë botën", deklaroi në fund Meloni.

giorgia meloni itali charlie krik

Sondazh

Poll