Bota

Njeriu më i pasur i Francës, kundër taksës mbi miliarderët: Sulm ndaj ekonomisë së Francës

Sipas Arnault, ky është një sulm ndaj ndaj ekonomisë së Francës.

21 Shtator 2025, 18:57 Nga E.d
Njeriu më i pasur i Francës, kundër taksës mbi
Bernard Arnault

FRANCË - Njeriu më i pasur i Francës Bernard Arnault, ka kritikuar propozimin për vendosjen e taksës 2% mbi miliarderët. Sipas Arnault, ky është një sulm ndaj ndaj ekonomisë së Francës. Taksa, e cila synon pasurinë e mbi 100 milionë euro ka bërë që kryeministri Sébastien Lecornu të përballet me presion nga Partia Socialiste.

"Ky nuk është qartë një debat teknik apo ekonomik, por më tepër një dëshirë e deklaruar qartë për të shkatërruar ekonominë franceze", tha Arnault.

Ai akuzoi arkitektin e planit ekonomistin Gabriel Zucman, se synon të promovojë një ideologji e cila ka si qëllim ç’montimin e sistemit ekonomik .

Us News raportoi se Zucman ishte një mes 300 ekonomistëve të cilët mbështetën publikisht platformën ekonomike të aleancës së krahut të majtë përpara zgjedhjeve legjislative të vitit të shkuar. Kohët e fundit Zucman ka argumentuar se të pasurit paguajnë më pak taksa se qytetarët e tjerë dhe se ky është një boshllëk që taksa e propozuar synon të mbyllë.
 

franca taksë bernard arnault

Sondazh

Poll