Bota

"Njohja e shtetit palestinez"/ Presidenti Mahmoud Abbas: Një hap drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme

Me anë të një deklarate Abbas tha të martën se njohja e shtetit palestinez nga Britania është një hap drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme.

21 Shtator 2025, 16:59 Nga E. D
"Njohja e shtetit palestinez"/ Presidenti Mahmoud Abbas: Një hap
Mahmoud Abbas

PALESTINË- Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, ka reaguar sot pas vendimit historik të Mbretërisë së Bashkuar për të njohur shtetin e Palestinës. Me anë të një deklarate Abbas tha të martën se njohja e shtetit palestinez nga Britania është një hap drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme.

"Presidenti i Shtetit të Palestinës, Mahmoud Abbas, mirëpret njoftimin e njohjes së Shtetit të pavarur Palestinez nga Mbretëria e Bashkuar, duke deklaruar se ky është një hap i rëndësishëm dhe i nevojshëm drejt realizimit të një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme", tha presidenca.

Presidenti Abbas ka qenë prej kohësh një mbështetës i fuqishëm i zgjidhjes me dy shtete dhe ka kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar të ndërmarrë hapa konkretë për të njohur të drejtat legjitime të popullit palestinez.

Reagimi izraelit vjen pasi kryeministri britanik Keir Starmer, ai i Kanadasë dhe Australisë, shpallën zyrtarisht njohjen e shtetit palestinez. Kryeministri britanik theksoi në deklaratarën e tij se kjo lëvizje nuk është një shpërblim për Hamasin, pasi ata nuk do kenë asnjë rol në qeverisje dhe nuk do të ketë vend në sigurinë e shtetit palestinez.

Britania, Kanadaja dhe Australia u bashkohen më shumë se 140 vende të tjera në njohjen e shtetit palestinez. Britania dhe Kanadaja u bënë vendet e para të grupit të G7-ës që ndërmorën këtë hap, ndërsa Franca dhe vende të tjera pritet të ndjekin shembullin e tyre gjatë Asamblesë së Përgjithshme vjetore të OKB-së, e cila nis të hënën në Nju Jork.

mahmoud abbas

Sondazh

Poll