Bota

Avionët rusë shkelën hapësirën ajrore në Estoni/ Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë takim urgjent

Tre avionë luftarakë rusë MiG-31 hynë në hapësirën ajrore të Estonisë mbi Gjirin e Finlandës dhe qëndruan atje për rreth 12 minuta.

21 Shtator 2025, 17:09 Nga E. D
Avionët rusë shkelën hapësirën ajrore në
foto ilustruese

ESTONI- Ministria e Jashtme e Estonisë njoftoi sot se, me kërkesë të saj, të hënën, do të mbahet një takim urgjent i Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi çështjen e hyrjes së tre aeroplanëve rusë në hapësirën ajrore kombëtare të Estonisë. Tre avionë luftarakë rusë MiG-31 hynë në hapësirën ajrore të Estonisë mbi Gjirin e Finlandës dhe qëndruan atje për rreth 12 minuta. Italia, e cila ka marrë përsipër një mision të NATO-s për të ruajtur qiellin mbi Detin Baltik, por edhe Suedia dhe Finlanda ngritën aeroplanët për të kapur tre ndërhyrësit.

"Më 22 shtator (...), Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë një takim urgjent në përgjigje të shkeljes flagrante të hapësirës ajrore estoneze të premten e kaluar nga Rusia", thuhet në një deklarate nga diplomacia estoneze. 

Është hera e parë në 34 vitet e pjesëmarrjes së Estonisë në OKB që ky vend, gjithashtu anëtar i BE-së dhe NATO-s dhe një mbështetës i vendosur i Ukrainës, ka kërkuar zyrtarisht një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit. Kryeministri estonez njoftoi të premten se vendi i tij do t'i kërkojë NATO-s të aktivizojë Nenin 4 të Traktatit të Atlantikut të Veriut, i cili parashikon konsultime midis aleatëve në rast se një prej anëtarëve të tij kërcënohet. Sipas kreut të diplomacisë estoneze, Margus Tsakna, kjo shkelje është pjesë e një plani më të gjerë nga Rusia për të testuar vendosmërinë e Evropës dhe NATO-s me sjelljen e saj.

“Kjo sjellje kërkon një përgjigje ndërkombëtare. Sjellja e Rusisë është e papajtueshme me detyrimet e një anëtari të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së," Margus Tsakna.

nato

Sondazh

Poll