Bota

Netanyahu: Njohja e një shteti palestinez rrezikon Izraelin dhe paqen

Netanyahu deklaroi gjithashtu se lufta e fundit midis Izraelit dhe Hezbollahut krijoi mundësinë e paqes me Libanin dhe Sirinë.

21 Shtator 2025, 16:33 Nga E. D
Netanyahu: Njohja e një shteti palestinez rrezikon Izraelin dhe paqen
Benjamin Netanyahu

IZRAEL- Kreyministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar pas njohjes së shtetit palestinez nga Britania, Kanadaja dhe Australia, se krijimi i një shteti palestinez do të rrezikonte ekzistencën e Izraelit dhe premtoi të luftojë thirrjet në këtë drejtim para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

"Ne duhet (...) të luftojmë në OKB dhe në të gjitha fushat e tjera kundër propagandës së rreme kundër nesh, si dhe kundër thirrjeve për krijimin e një shteti palestinez, të cilat do të rrezikonin ekzistencën tonë dhe do të përbënin një shpërblim absurd për terrorizmin. Bashkësia ndërkombëtare do të dëgjojë nga ne për këtë çështje në ditët në vijim", tha kryeministri izraelit para një mbledhjeje të kabinetit.

Netanyahu deklaroi gjithashtu se lufta e fundit midis Izraelit dhe Hezbollahut krijoi mundësinë e paqes me Libanin dhe Sirinë.

“Fitoret tona në Liban kundër Hezbollahut kanë hapur një dritare të paimagjinueshme mundësish (...), ekziston mundësia e paqes me fqinjët tanë në veri. Po mbajmë kontakte me sirianët, ka njëfarë progresi, por kemi ende shumë punë për të bërë",tha kryeministri.

Ndërkohë Presidenti sirian Ahmed al-Sharaa tha të mërkurën se negociatat me Izraelin për të përfunduar një pakt sigurie mund të japin rezultate në ditët në vijim.

benjamin netanyahu

Sondazh

Poll