Bota

Britania njohu shtetin palestinzez/ Starmer: Nuk është shpërblim për Hamasin, s’mund të kenë asnjë rol në qeveri

Ai shtoi se ka takuar familje britanike të pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Gaza dhe është dëshmitar i vuajtjes së tyre. Kryeministri britanik nder te tjera dënoi ashpër situatën humanitare në Gaza.

21 Shtator 2025, 16:00 Nga E. D
Britania njohu shtetin palestinzez/ Starmer: Nuk është shpërblim
Keir Starmer

BRITANI E MADHE- Kryeministri britanik Keir Starmer ka shpallur sot njohjen zyrtare të shtetit të Palestinës nga Mbretëria e Bashkuar, në një deklaratë të fortë për paqen dhe zgjidhjen me dy shtete në Lindjen e Mesme. Duke theksuar se kjo lëvizje nuk është një shpërblim për Hamasin, Starmer tha se kjo zgjidhje është e kundërta e vizionit të Hamasit.

Ai shtoi se ka takuar familje britanike të pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Gaza dhe është dëshmitar i vuajtjes së tyre. Kryeministri britanik nder te tjera dënoi ashpër situatën humanitare në Gaza. Starmer theksoi se Britania ka shtuar ndihmën humanitare dhe ka ndihmuar në evakuimin e fëmijëve të sëmurë e të plagosur, por sasia e ndihmave që po hyn në Gaza është shumë larg së mjaftueshmes.

Ai i bëri thirrje edhe qeverisë izraelite për ndalimin e ndihmave humanitare në Gaza. Duke përmbyllur fjalimin, Starmer tha se sot i bashkohemi mbi 150 vendeve që e kanë njohur shtetin e Palestinës dhe ky është një premtim për popullin palestinez dhe izraelit se një e ardhme më e mirë është e mundur.

Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Starmer tha: “Përballë tmerrit në rritje në Lindjen e Mesme, po veprojmë për të mbajtur gjallë mundësinë e paqes dhe të një zgjidhjeje me dy shtete. Kjo nënkupton një Izrael të sigurt dhe të mbrojtur, përkrah një shteti të Palestinës të qëndrueshëm dhe të jetueshëm dhe për momentin, nuk kemi asnjërën.

Sot, për të ringjallur shpresën për paqe dhe një zgjidhje me dy shtete, e deklaroj qartë si kryeministër i këtij vendi të madh, se Mbretëria e Bashkuar njeh zyrtarisht shtetin e Palestinës. Kjo zgjidhje është e kundërta e vizionit plot urrejtje të Hamasit. Ajo nënkupton se Hamasi nuk do të ketë të ardhme, nuk do të ketë rol në qeverisje dhe nuk do të ketë vend në sigurinë e shtetit palestinez.

Pengjet duhet të lirohen menjëherë. Ne do të vazhdojmë të luftojmë që t’i kthejmë në shtëpi. Uria dhe shkatërrimi janë të patolerueshme. Dhjetëra mijëra janë vrarë, përfshirë njerëz që thjesht po përpiqeshin të marrin ushqim apo ujë. Kjo vdekje dhe kjo shkatërrim na tmerron të gjithëve. Ndalo këto taktika mizore dhe lejo hyrjen e ndihmave. Kërkojmë nga Izraeli që të heqë kufizimet në kufi."

keir starmer

Sondazh

Poll