Bota

Njohja e Palestinës/ Ministri izraelit: Tani do të propozoj aneksimin e Bregut Perëndimor

Gvir e kritikoi iniciativën si një shpërblim për vrasësit e Hamasit dhe njoftoi se do të paraqiste një propozim në mbledhjen e ardhshme të kabinetit për zbatimin e menjëhershëm të sovranitetit izraelit edhe mbi Bregun Perëndimor.

21 Shtator 2025, 16:52 Nga E. D

 

Njohja e Palestinës/ Ministri izraelit: Tani do të propozoj aneksimin
Itamar Ben-Gvir

 

IZRAEL- Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, tha se vendi i tij duhet të aneksojë Bregun Perëndimor në përgjigje të njohjes së një shteti palestinez nga Australia, Kanadaja dhe Britania. Gvir e kritikoi iniciativën si një shpërblim për vrasësit e Hamasit dhe njoftoi se do të paraqiste një propozim në mbledhjen e ardhshme të kabinetit për zbatimin e menjëhershëm të sovranitetit izraelit edhe mbi Bregun Perëndimor.

"Njohja e një shteti palestinez nga vende të tilla si Mbretëria e Bashkuar , Kanadaja dhe Australia (...) kërkon një përgjigje të menjëhershme: aneksimin e menjëhershëm të Judesë dhe Samarisë (red.: emri që Izraeli përdor për Bregun Perëndimor të pushtuar). Kam ndërmend të paraqes një propozim për zbatimin e sovranitetit në mbledhjen e ardhshme të kabinetit", tha Ben-Gvir në një deklaratë.

Më herët këtë muaj, Ministri i Financave Bezalel Smotrich paraqiti një propozim për aneksimin e 82% të Bregut Perëndimor nga Izraeli.

itamar ben-gvir

Sondazh

Poll