Aktualitet

"Jam në hasmëri, mos më vononi"/ Valter Bami thyen masën e arrestit shtëpiak, policia ndalon makinën ku ndodhej si pasagjer

Gjithashtu mësohet se Bami i ka kërkuar punonjësit të qarkullimit rrugor të mos e vononte me kontrollin pasi ishte në hasmëri. Pas identifikimit të plotë nga Punonjësi i policisë rrugore të elbasanit, ka shoqëruar për në drejtorinë vendore të policisë Valter Bami.

21 Shtator 2025, 17:18 Nga E. D
"Jam në hasmëri, mos më vononi"/ Valter Bami thyen
Valter Bami

ELBASAN- Valter Bami ka thyer masën e arrestit shtëpiak dhe është kapur nga policia në një makinë ku ndodhej si pasagjer. Bëhet me dije se një punonjës i qarkullimit rrugor ka ndaluar një mjet tip Audi i drejtuar nga një shtetase, ku pasagjer ishte Valter Bami.

Gjithashtu mësohet se Bami i ka kërkuar punonjësit të qarkullimit rrugor të mos e vononte me kontrollin pasi ishte në hasmëri. Pas identifikimit të plotë nga Punonjësi i policisë rrugore të elbasanit, ka shoqëruar për në drejtorinë vendore të policisë Valter Bami.

Valter Bami, u arrestua me 6 korrik 2023 për armëmbajtje pa leje dhe si i dyshuar për atentatin ndaj Bejtjas pasi sipas prokurorisë në dorën e majtë të tij, i ishte gjetur një grimcë baruti. Sa i takon armës, në gjykatë ai pretendoi se ishte armë sportive të cilën e kishte marrë me leje dhe se e mbante që prej datës 20 tetor 2020, duke mohuar të kishte lidhje me atentatin. 

Gentian Bejtja u ekzekutua me 15 mars në banesën e tij. Ai ishte një emër i njohur për drejtësinë dhe ishte i dyshuar për një sërë ngjarjesh të rënda. Në 9 janar të vitit 2022, Gentian Bejtja ish-polic burgu, i shpëtoi një atentati me breshëri kallashnikovi, në afërsi të Niklës në Fushë-Krujë, por u plagos në krah miku i tij 31 vjeçar Klodian Stafuka i cili ndodhej me të në makinë gjatë momentit kur ndaluan për të furnizuar makinën në një pikë karburanti.

valter bami

Sondazh

Poll