Kishin hapur shtëpi bari, arrestohen 5 shqiptarë në Spanjë dhe një grua (JA ÇFARË I ZBULOI)
Foto Ilustruese SPANJË- 5 shqiptarë janë arrestuar ditën e sotme në Spanjë. Mediat spanjolle theksojnë se të a...
Ai tentoj të korruptonte efektivët e policisë, pasi kishte me vete lëndë narkotike.
DURRËS – Policia ka arrestuar sot një 36-vjeçar pasi drejtonte automjetin e tij tip BWV nën efektin e alkoolit. Ai tentoi të korruptonte efektivët e policisë, pasi kishte me vete lëndë narkotike.
Në mënyrë që të shmangte testin e alkolit ai u ofroj policëve një shumë prej 50 eurosh si dhe flaku nga dritarja e makinës një cigare me lëndë narkotike e cila dyshohet të jetë kanabis.
Njoftimi i Policisë
Policia Rrugore e Durrësit godet një tjetër rast të tentativës për mitëdhënie. Shkon në 26 numri i drejtuesve të automjeteve të arrestuar e proceduar për mitëdhënie. Drejtonte automjetin nën efektin e alkoolit dhe dyshohet edhe nën efektin e lëndëve narkotike, dhe tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë për të shmangur testin e alkoolit dhe kontrollin e automjetit, pasi kishte me vete lëndë narkotike, vihet në pranga 36-vjeçari. Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Durrës, gjatë monitorimeve me objektiv identifikimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, kryesisht të drejtimit të automjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, kanë ndaluar për t’u nënshtruar testit të alkoolit shtetasin A.M., i cili drejtonte automjetin tip BMË.
Drejtuesi i automjetit, në momentin e dhënies së shenjës së ndalimit nga ana e punonjësve të Policisë Rrugore, ka hedhur nga dritarja një cigare me lëndë narkotike të dyshuar kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, shtetasi A.M. ka tentuar të korruptojë punonjësit e policisë duke u ofruar atyre shumën prej 50 eurosh, me qëllim që të shmangte testin e alkoolit dhe të mos shoqërohej në ambientet e policisë për lëndën narkotike. Nga kryerja e testit të alkoolit rezultoi se ky shtetas drejtonte automjetin nën efektin e alkoolit dhe dyshohet edhe nën efektin e lëndëve narkotike. Në përfundim të veprimeve të kryera, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.M., 36 vjeç, banues në Tiranë. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Foto Ilustruese SPANJË- 5 shqiptarë janë arrestuar ditën e sotme në Spanjë. Mediat spanjolle theksojnë se të a...
Viktima Hayati Hayim Aroyo ITALI – Tre persona janë arrestuar në Itali , mes tyre edhe një shqiptar pasi vranë 30 herë me th...
Policia VLORË- Një plagosje e lehtë ka ndodhur ditën e djeshme në Vlorë. Mësohet se një 17-vjeçar ë...
KOSOVË- Kur në vitin 1998, Kosova po mbytej nga dhuna e regjimit serb, shpresa për mbijetesë vinte nga një adresë: Shtetet e Bas...
TIRANË- 2 persona janë arrestuar dhe një tjetër janë shpallur në kërkim për trafik armësh. Mësohet se k...
Foto Ilustruese SARANDË- Një 50-vjeçar është arrestuar në flagrancë në fshatin Dishat të Konispolit, pasi m...
Foto Ilustruese KOSOVË- Policia e Kosovës i ka arrestuar katër të dyshuar gjatë një operacioni të gjerë në tr...
Foto Ilustruese TIRANË- Prokuroria e Fierit ka zbërthyer skemën se si funksiononte rrjeti i prostitucionit në Mbrostar të Fie...
Pistoleta TIRANË- Një 35-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se në pranga ka r...
Pamje nga vendngjarja ITALI- Një sulm me thikë ndodhi pak para orës 1:00 të mëngjesit të sotëm në Itali. Media...