Aktualitet

Pas një debati me motive të dobëta, adoleshenti qëllon me gërsherë 40-vjeçarin në Vlorë

Pas konfliktit, adoleshenti ka qëlluar me gërsherë 40-vjeçarin duke i shkaktuar plagë sipërfaqësore në trup. 

21 Shtator 2025, 13:09 Nga I.A
Pas një debati me motive të dobëta, adoleshenti qëllon me
Policia

VLORË- Një plagosje e lehtë ka ndodhur ditën e djeshme në Vlorë. Mësohet se një 17-vjeçar është konfliktuar me një 40-vjeçar për motive të dobëta. Pas konfliktit, adoleshenti ka qëlluar me gërsherë 40-vjeçarin duke i shkaktuar plagë sipërfaqësore në trup. 

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe proceduan penalisht: • një shtetas të mitur 17 vjeç, pasi më datë 20.09.2025, është konfliktuar fizikisht për motive të dobëta dhe ka goditur me një mjet prerës (gërshërë), shtetasin D. V., 40 vjeç, të cilit i ka shkaktuar plagë sipërfaqësore në trup dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

vlore

Sondazh

Poll