Aktualitet

Humbi djalin në tragjedinë e Tempit/ 55 sindikata dhe qindra qytetarë në mbështetje të babit shqiptar në Athinë

Kjo është dita e shtatë që Ruçi ndodhet në grevë urie.

21 Shtator 2025, 16:51 Nga E.d
Humbi djalin në tragjedinë e Tempit/ 55 sindikata dhe qindra
Pano Ruçi

GREQI - Qindra qytetarë në Athinë do të mbajnë sot në orën 18:30 një protestë në mbështetje të Pano Ruçit, i cili humbi djalin e tij në aksidentin hekurudhor në Tempi. Kjo është dita e shtatë që Ruçi ndodhet në grevë urie. Lifo raporton se Ruçi kërkon të zbulojë të vërtetën e cila çoj në vdekjen e djalit të tij, si dhe zhvarrimin e tij për riekzaminime të specializuara. 

Sindikatat e punëtorve njoftuan se do të mblidhen në Sheshin Syntagma të Athinës, ndërsa bënë thirrje për sa më shumë pjesëmarrës.  Ato denoncuan mbylljen e hetimieve për ngjarjen fatale të Tempit, në të cilën humbën jetën 57 persona, mes tyre edhe shqiptari Denis Ruçi.

"Ne qëndrojmë pranë familjeve të 57 viktimave që humbën jetën për shkak të indiferencës shtetërore dhe politikës së privatizimit në Tempi. Nuk do të lejojmë që përgjegjësitë penale të atyre që çuan dhjetëra njerëz në vdekje dhe qindra të tjerë në paaftësi të rënda të harrohen", deklaruan ata.

Të afërmit e viktimave të cilët humbën jetën Tempi thanë gjithashtu se nuk është marrë asnjë hap për kërkesën e Pano Ruçit, ndërsa shprehën mbështetjen e tyre ndaj tij.

pano ruçi greqi tempi

Sondazh

Poll