Aktualitet

Vranë dhe dogjën 62-vjeçarin turk, arrestohen 3 persona në Itali mes tyre edhe një shqiptar, shkak shpërndarja e një video intime nga viktima

Policia italiane vuri në pranga dy italianë, një burrë 38-vjeçar dhe një grua 36-vjeçare si dhe mikun e tyre 33-vjeçar shqiptar.

21 Shtator 2025, 13:11 Nga E.d
Vranë dhe dogjën 62-vjeçarin turk, arrestohen 3 persona në
Viktima Hayati Hayim Aroyo

ITALI – Tre persona janë arrestuar në Itali , mes tyre edhe një shqiptar pasi vranë 30 herë me thikë dhe dogjën 62-vjeçarin turk në Napoli. Policia italiane vuri në pranga dy italianë, një burrë 38-vjeçar dhe një grua 36-vjeçare si dhe mikun e tyre një 33-vjeçar shqiptar.

 Ala News raporton se shkak i krimit mund të ketë qenë shpërndarja e një vidoe intime të gruas së arrestuar tashmë, nga viktima. Kjo ka bërë që gruaja së bashku me burrin dhe mikun e tij të kryejnë krimin e rëndë.

Viktima, Hayati Hayim Aroyo rezulton të jetë kunati i një ish- bosit të mafias turke Hüseyin Saral, i cili u vra janarin e këtij viti. Policia italiane po vijon hetimet mbi ngjarjen për të zbuluar detaje të reja.

 

 

hayati hayim aroyo hüseyin saral itali

Sondazh

Poll