Aktualitet

Goditet trafikimit të armëve nga Shqipëria drejt Anglisë, 2 në pranga dhe 1 në kërkim

Gjatë arrestimit të tyre, është gjetur një armë zjarri tip pistoletë e çmontuar dhe e vendosur brenda një televizori.

21 Shtator 2025, 12:06 Nga I.A

Goditet trafikimit të armëve nga Shqipëria drejt Anglisë, 2

TIRANË- 2 persona janë arrestuar dhe një tjetër janë shpallur në kërkim për trafik armësh. Mësohet se këta persona trafikonin armë zjarri nga Tirana në Angli. Gjatë arrestimit të tyre, është gjetur një armë zjarri tip pistoletë e çmontuar dhe e vendosur brenda një televizori.

Në pranga kanë rënë një 26-vjeçar me iniciale J. S. dhe një 20-vjeçar me iniciale S. M., ndërsa është shpallur në kërkim një 20-vjeçar tjetër. 

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Metoda”. Goditet një rast i trafikimit të armëve të zjarrit nga Shqipëria drejt Anglisë. Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë me silenciator, e ndarë në pjesë dhe e fshehur brenda një televizori. Identifikohen 3 shtetas. Vihen në pranga 2 prej tyre dhe shpallet në kërkim një tjetër, të cilët dyshohet se vepronin në grup, me qëllim kryerjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të armëve jashtë Shqipërisë.

Si rezultat i informacioneve të marra në rrugë operative për një rast trafikimi të armëve të zjarrit, nga disa shtetas nga Shkodra, shërbimet  e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me DVP Shkodër, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Metoda”.  Në vendin e quajtur “Bulevardi i ri”,  në Tiranë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë,  kanë ushtruar kontroll në një kamion që dyshohej se disa shtetas kishin fshehur një armë zjarri për ta trafikuar. Nga kontrolli në brendësi të një televizori, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit  me silenciator, të ndarë në pjesë.

Në vijim të operacionit në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër u arrestuan shtetasit J. S., 26 vjeç, dhe S. M., 20 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi R. A., 20 vjeç, të tre banues në Shkodër. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar të trafikojnë një armë zjarri me silenciator, me destinacion Anglinë, nëpërmjet kamionit të një shtetasi i cili nuk kishte dijeni për armën që ndodhej në brendësi të televizorit. Vijojnë hetimet, nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve pas dyshohet se kanë trafikuar dhe armë të tjera si dhe për identifikimin e kapjen e të tjerëve të përfshirë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

metoda

Sondazh

Poll