Aktualitet

Arrestohet 50-vjeçari në Konispol, kapet me automatik dhe karikator në banesë

Operacioni policor i koduar “Dishat”, bëri të mundur arrestimit e 50-vjeçarit me emrin Hadriatik Lame.

21 Shtator 2025, 11:39 Nga I.A
Arrestohet 50-vjeçari në Konispol, kapet me automatik dhe karikator
Foto Ilustruese

SARANDË- Një 50-vjeçar është arrestuar në flagrancë në fshatin Dishat të Konispolit, pasi mbante të fshehur në banesë një armë automatike. Operacioni policor i koduar “Dishat”, bëri të mundur arrestimit e 50-vjeçarit me emrin Hadriatik Lame. Atij iu gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri automatike dhe 1 karikator me 15 fishekë. 

Njoftimi i Policisë:

Konispol, Sarandë/Finalizohet me sukses nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, operacioni policor i koduar “Dishat”, goditet një rast armëmbajtjeje pa leje. Mbante fshehur në banesë armë zjarri automatike, arrestohet në flagrancë 50-vjeçari. Sekuestrohen 1 armë zjarri automatike dhe 1 karikator me 15 fishekë.

Në vijim të punës së pandërprerë për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale që mund të ndodhnin nga përdorimi i tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, konkretisht ato të stacionit të Policisë Konispol, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Dishat”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi: Hadriatik Lame, 50 vjeç, banues në fshatin Dishat, Konispol. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatike dhe 1 karikator me 15 fishekë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

hadriatik lame

Sondazh

Poll