Politike

Sulmi ndaj Xhelal Mziut, Berisha: Është iluzion të besosh se policia do zbardhë krimin politik

Gjatë konferencës për mediat, Berisha tha se polica është e politizuar dhe nuk vepron për ngjarje të tilla.

19 Shtator 2025, 13:38 Nga E.d
Sulmi ndaj Xhelal Mziut, Berisha: Është iluzion të besosh se
Mziu dhe Berisha

TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka thënë për sulmin e banesës ndaj deputetit Xhelal Mziu, se polica nuk do ta zbardhë këtë ngjarje. Gjatë konferencës për mediat, Berisha tha se polica është e politizuar dhe nuk vepron për ngjarje të tilla.

Si shembull për këtë Berisha sjell rastin e zyrës elektorale të PS-së në Pekisht. Ai tha se ndonëse u gjetën objekte të cilat ishin kundër ligjit, u ndëshkua edhe polici i cili po hetonte ngjarjen.

"Keni parasysh se policia është thellësisht dhe tmerrësisht e politizuar. Po u rikujtoj këtu, i nderuar zotëri, dhe qytetarëve se kohë më parë, kur unë paraqita para jush rastin e zyrës elektorale sekrete të PS në qendrën e votimit në Pekisht, në të cilën u gjetën fletë votimi, paund, lekë, karta identiteti, u gjet i gjithë dokumentacioni, polici, i cili bëri detyrën dhe mori në procedim pronarin e barit, u ndëshkua nga Proda i krimit. U ndëshkua! Unë nuk mund të them se çdo segment i policisë është i infiltruar nga krimi, por të besosh se do e zbardhë, do e pranojë të zbardhin krimin politik policia, është një iluzion," tha Berisha.

sali berisha xhelal mziu pd

Sondazh

Poll