Politike

Ramës nuk i del e keqja me kreun e AMP-së së Vlorës: Drejtues injorant, gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra

Gjatë fjalës së tij në prezantimin e Koçiut si Ministre, Rama e ka fyer kreun e AMP-së duke e quajtur drejtues injorant.

19 Shtator 2025, 13:17 Nga I.A
Ramës nuk i del e keqja me kreun e AMP-së së Vlorës:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vënë sërish në piketë kreun e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në Vlorë për një ndërtim pa leje. Gjatë fjalës së tij në prezantimin e Koçiut si Ministre, Rama e ka fyer kreun e AMP-së duke e quajtur drejtues injorant. Ndërkohë që më tej ka theksuar se përveç faktit që është ndërtues pa leje, por edhe falsifikator. 

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore është strukturë e re, tërësisht e pavarur, me një sërë atributesh të reja, e shërbimit të brendshëm, deri para ca vitesh. Dhe që kërkon të shoqërohet në këtë proces dhe të udhëhiqet dhe të adresohet si duhet, se nuk mund të kemi, është e pamundur që të kemi drejtues të AMP në territor, që janë njëkohësisht ndërtuers pa leje dhe që mbrohen nën hijen e babait. E ka bërë ndërtimin babai, a thua se meqë është babai i drejtorit, është i amnistuar nga krimi i ndërtimit pa leje. A thua se ndërtimi i bërë në 2018 pa leje justifikohet. Por meqë 2020 është afati për legalizimet. Drejtues injorat, kjo gënjeshtër i ka këmbet e shkrutra. Si mund të pritet nga drejtues me këtë nivel të ulët në raport me ligjin. Ky duhet mbikqyrur nga drejtësia. Vizat e lejes të qëndrimit të punës. Kemi bërë një proces të tërë për të lehtësuar lejet e qëndrimit edhe të punës.”, theksoi ai.

edi rama

Sondazh

Poll