Politike

Sulmet e Ramës ndaj drejtësisë, Bani: Procedimi i padrejtë cënon pavarësinë e gjyqësorit

Gjatë një takimi me institucionet e drejtësisë, Bani ka theksuar se pavarësia e këtyre institucioneve duhet të ruhet dhe të mbrohet çdo ditë. 

19 Shtator 2025, 12:31 Nga I.A
Sulmet e Ramës ndaj drejtësisë, Bani: Procedimi i padrejtë
Erion Bani

TIRANË- Kreu i Gjykatës së Posaçme Erjon Bani ka deklaruar se pavarësia e institucioneve të drejtësisë është thelbësore. Gjatë një takimi me institucionet e drejtësisë, Bani i kërkoi ILD-së që të mos pranojë çdo lloj hetimi për gjyqtarët.

Nuk duhet nisur procedim për çdo gjë”, tha Bani

Bani ka theksuar se pavarësia e këtyre institucioneve duhet të ruhet dhe të mbrohet çdo ditë. Ndërkohë që ka shtuar se transparenca për publikun nuk është vetëm detyrim ligjor por dhe kulturë pune. 

“Ta ruajmë dhe ta mbrojmë pavarësinë tonë çdo ditë. Për ne, transparenca nuk është detyrim ligjor, por kulturë pune. GJKKO bashkëpunon ngushtë me ILD dhe KLGJ, duke e parë jo si cenim të pavarësisë, por si pjesë integrale të ekuilibrit. Një sistem që korrigjon vetveten është një sistem që fiton besimin e publikut. Përmirësimi i vazhdueshëm është një detyrim për t’iu përgjigjur pritshmërive të larta që ka publiku ndaj drejtësisë”, tha Bani.

erion bani

Sondazh

Poll